Arti islam ndër shekuj
Abstrakti
Arti islam është ndoshta manifestimi më i hapur i një qytetërimi tepër kompleks që shpesh nga jashtë u duket të tjerëve si një qytetërim enigmatik. Zbatimi i balancuar i ngjyrave në kallëpe dhe vizatimi e bëjnë artin islam të shkaktojë një ndikim të menjëhershëm në sytë e shikuesit. Estetika e rreptë e këtij arti i tejkalon distancat kohore dhe të hapësirës, po aq sa edhe ato të gjuhëve, të kulturave dhe të besimit. Arti islam jo vetëm që të fton në një shikim të përafruar, por, gjithashtu, ai e fton shikuesin të mësojë më tepër.
Në kulturën islame, të ashtuquajturat arte dekorative sigurojnë mjetet themelore për shprehjen artistike, në të kundërt me atë perëndimor, ku piktura dhe skulptura dallojnë.
Dorëshkrime të ilustruara, tekstile dhe qilima, metale të larzuara, xham me lule, qeramikë e glazuruar, druri dhe guri i gdhendur, të gjitha këto përthithën energjitë krijuese të artistëve, duke u bërë kështu forma arti shumë të zhvilluara.
Në këto punime përfshihen sende të jetesës së përditshme në shkallë të vogël, si gota kristali delikate, deri edhe në ato të një shkalle më të madhe të tipit monumental, pllaka qeramike të glazuruar për fasadat e ndërtesave të ndryshme.
Ndërsa periudha e Islamit ka një datë të mirënjohur dhe të përcaktuar, e cila fillon me shpërnguljen e Profetit Muhamed nga Meka në Medine në vitin 622, lindja e artit islam është shumë e vështirë për t’u datuar. Pak a shumë mund të datohet në shek. I hixhri të sundimit islam.
Krahasuar me artin e hershëm islam, punimet artistike të kësaj periudhe kanë një përdorim më të madh të formave dhe zbukurimeve të figurshme. Mirëqenia dhe begatia materiale që arritën Egjipti Fatimid dhe Siria gjatë kësaj periudhe, pasqyrohen në bollëkun artistik. Kjo është koha e një krijimtarie të shkëlqyer, në të cilën disa teknika të mëparshme arritën lartësinë e tyre, por dhe u shpikën mënyra të reja të shprehjes artistike.
Në periudhën e vonë islame, arti i dekorimit osman dhe ai i librit u pasqyruan me repertorin e modeleve bimore dhe floreale.
Fjalët kyçe:
arti islam, arte dekorative, forma dhe zbukurimet figurative, motive dhe simboleShkarkimet
References
-
Five Essays on Islamic Art, Aniconism and Figural Representation in Islamic Art by Terry Allen (excerpt, without illustrations. Copyright 1988 by Solipsist Press. Nxjerrë nga: http://sonic.net/~tallen/palmtree/fe2.htm)
-
http://www.calligraphyislamic.com/IntroIslamicCalligraphy.html
References
http://www.lacma.org/islamic_art/
http://www.metmuseum.org/toah/hd/orna/hd_orna.htm
http://www.al-bab.com/arab/visual/art.htm
http://news.bbc.co.uk/1/hi/world/middle_east/6389157.stm
http://www.colostate.edu/orgs/MSA/find_more/islart.html
Five Essays on Islamic Art, Aniconism and Figural Representation in Islamic Art by Terry Allen (excerpt, without illustrations. Copyright 1988 by Solipsist Press. Nxjerrë nga: http://sonic.net/~tallen/palmtree/fe2.htm)
http://www.calligraphyislamic.com/IntroIslamicCalligraphy.html