Teqeja e Pezës - vatër atdhetarie
Abstrakti
Teqeja dhe tyrbja e Baba Hasanit të Pezës nuk janë trajtuar në ndonjë studim të veçantë në fushën e historisë së institucioneve të kultit islam në Shqipëri; përveçse janë përmendur në botimet: Tarikatet islamike shqiptare, Saadizma dhe Tarikati Islamik “Saadi”, të autorit Sheh Ismail Halil Aga.
Ky autor na bën me dije se teqeja e Baba Hasanit të Pezës i takonte tarikatit islam Saadi dhe ishte një nga më të vjetrat në llojin e vet, të ngritura gjatë shekullit XVIII në mbarë trevat shqiptare.
Në të vërtetë, Peza nuk ka pasur ndonjëherë ndërtesë të veçantë si teqe, ku të priteshin e të përcilleshin besimtarët dhe të kryheshin ceremonitë fetare; rolin e saj e ka luajtur shtëpia-teqe e Baba Hasanit, mbi themelet e të cilës sot ngrihet shtëpia ku është mbajtur Konferenca I Antifashiste Nacionalçlirimtare e Pezës, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Të gjithë studiuesit e tarikatit Saadi shprehen unanim se e para teqe e tarikatit “Saadi”, e ngritur në trojet shqiptare, është ajo e Demir Hanit në Tepelenë.
Ndonëse nuk i referohet ndonjë dokumenti, studiuesi Sheh Ismail Aga ka shënuar si datë të vdekjes së Sheh Hasanit të Pezës vitin 1786, vit në të cilin pasardhësit ngritën edhe tyrben e tij.
Pasardhësi i Baba Hasanit, i biri i tij, Baba Ahmeti i Teqesë së Pezës jetoi ngjarjet e mëdha të qëndresës së dy pashallarëve të mëdhenj: Karamahmud Pashë Bushatlliut e Ali Pashë Tepelenës ndaj pushtuesve osmanë; i nipi i tij, Baba Hasani II, përjetoi kryengritjet e shkëputura të krahinave shqiptare kundër reformave të njohura të Tanzimatit, ndërsa stërnipi, Baba Abdyli, mori pjesë në krijimin e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në krahinën e Pezës dhe mbështeti rezistencën e bashkëfshatarëve të tij pezakë kundër ekspeditës ndëshkimore të famëkeqit Shefqet Turgut Pasha, në ditët e fundit të Lidhjes, në qershor të vitit 1881.
Në një “historik” të përmbledhur nga mësuesit e shkollës së Pezës së Madhe, thuhet se në kohën e Lidhjes Shqiptare krahina e Pezës ishte lidhur me administratën e Prizrenit.
Teqeja e Pezës përjetoi edhe ngjarjet historike të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimin e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, të kryesuar nga patrioti Ismail Qemali.
Në ditët e përflakura të Luftës së Dytë Botërore, në ishshtëpinë- teqe të Babë Hasanit të Pezës, më 16 shtator 1942, u mbajt Konferenca e njohur në histori me emrin Konferenca e Pezës.
Mbledhja e patriotëve shqiptarë në Konferencën e Pezës nuk pati karakter fetar; megjithatë, në tekstin e betimit të tyre solemn për t'u bashkuar në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, fraza e parë që u hodh në letër qe: "pa dallim feje, krahine e ideje politike".
Fjalët kyçe:
Peza, objekt kulti, teqe, tarikat, kontributShkarkimet
References
-
Sheh Ismail Halil Aga, Tarikatet islamike shqiptare. Saadizma, Tropojë: “Eurorilindja”, 1995.
-
Tarikati Islamik “Saadi”, Tiranë: “Eurorilindja”, 1996.
-
Jashar Rexhepagiq, Dervishët, rendet dhe teqetë, Kosovë (Pejë), “Dukagjini”, 1999.
-
Shyqyri Hysi, Histori e komuniteteve fetare shqiptare, Tiranë, Mësonjëtorja, 2006.
-
Sulejman Dashi, "Teqet e Shqipërisë. Aspekte të historisë dhe të arkitekturës", botuar në revistën "Perla", Tiranë, 1999.
-
Nehat Krasniqi, "Roli i fisnikërisë shqiptare në zhvillimin e kulturës dhe civilizimit islam", "Univers", Tiranë, 2007.
-
Tyrabiu, Baba Ali: Historia e Përgjithshme e Bektashinjve, Mbrodhësia, Tiranë, 1929.
-
Arkivi i Bibliotekës Kombëtare, Tiranë: Sami Frashëri, Kamus A’l A'lam, Istambul, 1894.
-
Enciklopedia “Kosova, dje dhe sot”, Beograd, 1973.
-
H. T. Norris, Islam in the Balkans, London, “Hurts & Co”, 1993.
-
Baba Rexhepi, Mistiçizma dhe bektashizma, Tiranë, 1995.
-
Ferdinand Schevill, Ballkani-Historia dhe Qytetërimi, përkthyer nga Mitro Çela dhe Enian Çela, Tiranë: Uegen, 2002.
-
Bozbora, Nuray: Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane, përkthyer nga Dritan Egro, Tiranë: Dituria, 2002.
-
Nehat Krasniqi, Dy dokumente gjenealogjike të rëndësishme, artikull i botuar në revistën “Dituria islame”, Prishtinë, 1994.
-
Sami Frashëri, Vepra 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 1988.
-
Robert Elsie, "A dictionary of Albanian Religion, Mythology and Folk Culture" (2000, 2005); përkthyer në shqip nga Abdurrahim Myftiu, me titull: Leksiku i Kulturës Popullore Shqiptare, besim, mitologji, fe, doke, rite, festa dhe veçori kulturore, Tiranë: Skanderbeg books, 2005.
-
Historia e popullit shqiptar, vëllimi I, Tiranë: Toena, 2002.
-
Ligor K. Mile, Çështje të historisë agrare shqiptare, Akadamia e Shkencave (Instituti i Historisë), Tiranë 1984.
-
J. G. Hahn, Nëpër viset e Drinit e të Vardarit , përkthyer nga Pjetër Radiqi, Tiranë: Geer, 2001.
-
Kristo Frashëri, "Naim Frashëri dhe bektashizmi shqiptar", kumtesë e mbajtur në Seminarin XVII Ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare", Tiranë, 16-31 gusht 1995.
-
Hysen Kordha, "Teqet, vatra të mësimit të gjuhës shqipe", në revistën "Studime historike", Tiranë, 2006.
-
Nazmi Çelmeta, Vështrim i shkurtër historik i zonës së Pezës, botuar në gazetën "Peza", nr. 8 (69), gusht 2006.
-
Siri Shapllo, Nga zhvillimi i Arsimit në Shqipëri, Tiranë: 8 Nëntori, 1975.
-
Ilir Kanini, Arsimi në Shqipëri në vitet e Luftës së Parë Botërore, Tiranë, Neraida, 2001.
-
Murat Gecaj, Nëpër udhët e shkollës shqipe, Tiranë: Erik, 2001.