“Yll' i Mëngjezit” në dobi të çështjes kombëtare

Autorët

  • Zenel Anxhaku

Abstrakti

Në periudhën e parë të Pavarësisë së Shqipërisë 1912-1924, në Korçë filluan të botoheshin një sërë gazetash dhe revistash. Ato përçonin kode morale, të cilat kontribuan në forcimin e ndjenjës për shtetformim në hapat e parë të shtetit të dobët shqiptar. Një pjesë e këtyre gazetave u detyruan të vazhdonin publikimin jashtë kufijve për shkak të pushtimit të palëve luftarake në Luftën Ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore.

Kanë kaluar 90 vjet që nga 30 janari 1917, kur doli për herë të parë revista me ilustrim “Ylli i Mëngjezit” e drejtuar nga patriotja e njohur shqiptare Parashqevi Qiriazi. Kjo revistë u botua në Boston, më datë 20 shtator 1920 dhe dilte çdo dy javë.
Rubrikat kryesore u trajtuan nga Kristo Dako, bashkëshorti i P. Qiriazit. Gjithashtu, ai shkroi faqe editoriale, sondazhe politike dhe komente të ndryshme lidhur me diplomacinë. Një rubrikë tjetër që do kishte një vend të veçantë tek Ylli i Mëngjezit ishte dhe “Kujtime të Paharuara", shkruar nga Sevasti Qiriazi - gruaja e Kristo Dakos dhe motra e Parashqevisë, botuesja kryesore e fletores.
Për të qenë sa më transparent për lexuesit duhet theksuar se për herë të parë këto pishtarë të shtypit tonë publikuan një kod etik dhe profesional të gazetarisë me 25 pika.
Duke patur parasysh kohën e botimit, burimet e lajmeve janë marrë gjithmonë nga gazetat më prestigjioze të kohës. Ndër shkrimtarë si Mihal Grameno, Sevasti Qiriazi, Mithat Frashëri etj, shkruajtën për revistën "Ylli i Mingjesit" edhe antropologë të njohur si Edith Durham, Dr. M etj.
Ndonëse ishte një organ që nuk përfitoi mbështetje financiare nga politikat zyrtare të kohës, “Ylli i Mëngjesit” u përpoq të zhvillonte dhe ruante identitetin kombëtar.
Revista pozicionoi vizionin e saj duke ndërmarrë politikën më frytdhënëse të kohës, atë të mbështetjes së aspiratave të të gjithë njerëzve të vegjël, të cilët kërkuan një jetë më të mirë pas Luftës së Parë Botërore.
Politika editoriale e “Ylli i Mingjesit” mbështeti fuqishëm në këtë kohë politikat e pastra nacionaliste duke u kthyer në zërin propagandues të Partisë Kombëtare të Shqiptarëve të Amerikës të kryesuar nga Sevasti Qiriazi.
Për herë të parë, kjo revistë u dha mundësinë dy grave të kontribuojnë me punën e tyre të palodhur, si dhe të japin shembullin real të barazisë gjinore në redaksinë e mediave.
Faqet e saj dëshmonin më së miri të vërtetat historike të Shqipërisë së shumëvuajtur, duke përfshirë këtu edhe emocionet e raportimit gjatë luftës së vështirë për ekzistencë.
Duke mos e konsideruar kurrë veten më të mirë se organet e tjera të shtypit, "Ylli i Mingjesit" u bë shkëndija e parë që i mësoi gazetarisë shqiptare Kodin e Etikës, andaj u vlerësua dhe vazhdon të konsiderohet si pranvera e zhvillimit profesional të gazetarisë shqiptare të asaj kohe.

Fjalët kyçe:

pavarësia, gazeta, revistë, etikë, identitet kombëtar

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Botuar

2024-07-18

Si të citoni

Anxhaku, Zenel. 2024. “‘Yll’ I Mëngjezit’ Në Dobi Të çështjes kombëtare”. Univers 10 (10):225-38. https://albanica.al/univers/article/view/4667.

Numri

Seksioni

Dokumente