Shqipëria dhe shqiptarët
Një dokument historik me rëndësi të veçantë
Abstract
Disa muaj më parë, nipi i Ismail Qemalit, Darling Vlora (të cilin e falënderoj ngrohtësisht), më solli një artikull të shkruar nga Plaku i Vlorës. Në këtë shkrim, ai bën një analizë të viteve të trazuara të atyre ngjarjeve të para, ditëve të lavdishme të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare dhe periudhës pas saj. Ky dokument u përgatit për t’u paraqitur lexuesve tanë në prag të 95-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Autori
Populli ynë është përpjekur gjithmonë të ketë një shtet të pavarur. Këto përpjekje kanë zanafillën që në vitin 196 p.e.s., kur Mbreti ilir Genci u mund dhe kryeqyteti i mbretërisë së tij, Shkodra, ra në duart e romakëve. Heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, luftoi për të njëjtin ideal. Më vonë, edhe Ali Pashë Tepelena tentoi të krijonte një shtet të pavarur, ashtu si Bushatlinjtë e tjerë.
Pavarësia e Shqipërisë u shpall më 28 nëntor 1912, dhe figura kryesore e saj ishte Ismail Qemali, i cili, në krye të patriotëve shqiptarë, arriti këtë akt historik me mbështetjen e miqve të tij më të afërt në Evropën Perëndimore.
Në Ballkan, emigrantët shqiptarë në Stamboll dhe Rumani kishin bërë përpjekje të mëdha për të botuar materiale që dëshmonin faktin se ne jemi një popull me histori të lashtë, i cili nuk mund të mposhtet. Po ashtu, emigrantët në Egjipt, SHBA dhe vende të tjera luajtën një rol të rëndësishëm në këtë çështje.
Dokumenti i publikuar me këtë rast konfirmon atë zjarr të fuqishëm që ndriçoi zemrën e Plakut të Vlorës, si dhe zemrat e patriotëve të tjerë në të gjitha trevat shqiptare. Gjithashtu, ai dëshmon qartë se Shqipëria i përket Evropës Perëndimore, një fakt i njohur dhe i konfirmuar prej kohësh, veçanërisht me figurën e Skënderbeut.
Rreth 40 vjet më parë, më 26 korrik 1880, z. Gj. Goschen, ambasador i Britanisë së Madhe në Kostandinopojë, u shqua si një mbështetës i rëndësishëm i çështjes shqiptare. Këtë e dëshmon edhe telegrami që ai i dërgoi Lord Granville-it, me përmbajtjen e mëposhtme:
Keywords:
pavarësia, patriotët, emigrantët, historia, kombëtarDownloads
References
-
"Accounts and Papers", 1880, Turkey No.15, Vol. Ixxxi *Shtrirja dhe kufijtë e saj u përcaktuan nga Lordi E. Fitzumaurice i cili, më 1880, i shkroi Foreing Office- it, për sa vijon: " 26 maj 1880. Rajoni që nënkuptohet me shprehjen gjeografike (Shqipë ri) përfshihet, sidomos, në dy vilajetet e Shkodrës dhe të Janinë s, por shtrihet edhe në drejtimin e lindjes, përtej ujë rrjedhave të maleve që ndajnë rrjedhjet e ujërave që derdhen në Adriatik nga ato që derdhen në Egje dhe përmban pjesë të vilajetit të Bitolësose të Manastirit dhe të Prishtinës. Shtrirja e popullatave shqiptare në drejtimin veri-lindor, drejt Prishtinës dhe Vranjë s ́ është me rëndësi të madhe dhe plotësisht e njohur dhe në
-
Ihartat si ajo e Kiepert-it, që njihet përgjithësisht si tepër e favorshme për elementin sllavsi edhe ajo tjetra e publikuar nga Stanfordi, në interes të rivendikimeve të popullastave ortodokse... Vilajeti i Kosovës, me përjashtim të distiktit serb, që shtrihet në lindje të Mitrovicës, mund të quhet plotësisht shqiptar". 22 korrik 1880. "Të gjitha hartat e atyre distrikteve që kam parë (pjesa më e madhe jo vetëm harta të Kosovës por edhe të Metohisë dhe, padyshim gjithë rajoni gjer te lumenjtë Bistrica e Drini, bashkë me distriktin e Lumës, duke përfshirë edhe Ipekun e Prizrenin) i shënojnë si shqiptare e jo sllave, me përjashtim të një pjese të Kosovës. Megjithatë është e vërtetë që këto distrikte, në fund të shek. XVII, ishin kryesisht të banuara nga serbë dhe për një kohë kishin bërë pjesë në Mbretërinë e vjetër të Serbisë, megjithëse Hahn është prirë të besojë se banorët origjinarë ishin shqiptarë, të cilët serbët i kishin zbuar në një epokë historikisht më të hershme." "Accounts and Papers", 1880 Turkey No.15. Vol. lxxxi.