Konsulta gjuhësore e Prishtinës, 1968
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.618Abstrakti
Në këtë trajtesë, është bërë një studim empirik i mënyrës sesi është organizuar Konsulta Gjuhësore, kontributi dhe ndikimi që është dhënë nga intelektualët e kohës, për të vazhduar më tej implementimin e sloganit “Një komb-një gjuhë letrare kombëtare”. Puna e bërë nga studiuesit e mirëfilltë, i hapi rrugë organizimit të Kongresit të Drejtshkrimit 1972, në të cilin u vendosën rregullat drejtshkrimore.
Në diskutimet e Konsultës shtroheshin dy aspekte të çështjes: njëri kishte të bënte me zgjedhjen e kodit, përkatësisht me mundësinë që dallimet midis dy varianteve gjuhësore të rrafshoheshin, ndërsa aspekti i dytë prekte drejtpërsëdrejti çështjen që shqiptarët duhet të kishin vetëm një gjuhë të shkruar. Mendohej se ekzistenca e dy varianteve të gjuhës letrare mund të kishte implikime shumë më të gjera nacionale-politike. Vendimi kryesor i Konsultës ishte pranimi i menjëhershëm i projektit të përmendur nga Tirana për një gjuhë të vetme letrare si gjuhë e shkrimit për shqiptarët e Jugosllavisë. Vërejtjet e shumta për detajet lidhur me kodin do të dërgoheshin më tej për shqyrtim. Rezoluta u mbështet publikisht nga kryetari i Kuvendit të Krahinës, Fadil Hoxha. Konsulta gjuhësore e Prishtinës në të vërtetë i dha fund zhvillimit paralel të dy gjuhëve të shkrimit. Kongresi i Drejtshkrimit katër vjet më vonë në Tiranë vetëm e vërtetonte këtë gjendje të krijuar.
Akademik Idriz Ajeti është njeriu që ia kushtoi jetën e tij gjuhës shqipe. Ai ishte një përkrahës i fuqishëm i gjuhës së njësuar. Me vështrimet e tij pozitive e konvergjente në historinë e formimit e të zhvillimit të shqipes letrare, Ajeti shtroi rrugën për vendimin historik të Konsultës Gjuhësore të Prishtinës 1968, “Një komb- një gjuhë letrare kombëtare”!
Fjalët kyçe:
Konsulata Gjuhësore e Prishtinës, variante gjuhësore letrare, Idriz AjetiShkarkimet
References
-
Ajeti, I. “Rruga e njësimit të shqipes letrare”, “Probleme të gjuhës letrare shqipe dhe të drejtshkrimit të saj”, 1972, Tiranë, f. 105.
-
Ajeti, I. “Rruga e njësimit të shqipes letrare në Kosovë”, “Studime filologjike”, 1978, Tiranë.
-
Ajeti, I. “Çështje të gjuhës letrare shqipe”, “Studime gjuhësore IV”, Rilindja, 1989, Prishtinë.
-
Ismajli, R. “Gjuhë dhe etni”, “Rilindja”, 1991, Prishtinë.
-
Ismajli, R. “Në gjuhë” dhe “për gjuhë”, 1998, Pejë, f. 177-189.
-
Ismajli, R. “Standarde dhe identitetet”, Dukagjini, Pejë ,2003, f. 91-95/ 117-119.
-
Ismajli (1982), Rexhep. “Idriz Ajeti për historinë e gjuhës shqipe”, “Rilindja”, Prishtinë, 21.8
-
Figurë qendrore e studimeve të shqipes; Konferencë shkencore “Profesor Idriz Ajeti në 100-vjetorin e lindjes”, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2017.
-
Studime 14/ 2007. Me rastin e 90-vjetorit të lindjes së akademik Idriz Ajetit, ASHAK, Prishtinë, f. 273.
-
Shqipja standarde dhe gjendja aktuale e përdorimit të saj; Konferencë shkencore, kolegji “Iliria”, Prishtinë, 2018.
-
“Ortografia e gjuhës shqipe”, 1964, (Komisioni: Dr. I. Ajeti, kryetar; Dr. P. Janura, S. Drini, H. Vokshi, M. Bardhi, I. Mulaku, M. Isaku, Xh. Gega dhe L. Luçaj), Beograd, 66.
-
“Përparimi” nr. 3-4: 1968, f. 325-326. DOI: https://doi.org/10.1243/03093247V034325
-
“Fjalori enciklopedik shqiptar” (1985).