Roli i Kishës Ortodokse Serbe në dëm të çështjes së Kosovës (1912-1999)

Autorët

  • Adnan Qaka

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.624

Abstrakti

Punimi “Roli i kishës ortodokse serbe në dëm të çështjes së Kosovës nga viti 1912 e deri në vitin 1999”  paraqet një studim lidhur me institucionin shumë të fuqishëm të gjithë historisë së popullit serb. Fjala është për kishën ortodokse serbe, e cila pa dyshim mbetet një nga katër faktorët më të fuqishëm që historikisht e kanë dëmtuar çështjen e Kosovës dhe shqiptareve në përgjithësi.

Kisha serbe është bashkëpunëtore me pushtetin serb në masakrimin, gjenocidin dhe etnocidin serb mbi shqiptarët, nga viti 1912 deri në ditët e sotme. Me bekimin e kishës, paramilitarët serbë, si dhe me mbështetjen e  policisë dhe të ushtrisë, vranë dhe masakruan mijëra shqiptarë. Me strategjinë e tokave të djegura, së pari i plaçkitën dhe rrafshuan për tokë qindra fshatra në periudhën e ripushtimit të Kosovës në vitin 1918.

Në këtë artikull do të trajtohet ekstremizmi ortodoks serb ndaj shqiptareve te motivuar nga kisha, si dhe shpërnguljet e dhunshme që janë bërë, po ashtu do të trajtohet edhe me argumente shkencore roli i saj përgjegjës në gjenocidin ndaj myslimaneve te Ballkanit, ku ajo ishte bashkëpjesëmarrëse në hartimin e shumicës nga 32 programet Serbe për gjenocid ndaj shqiptarëve. Kontributi i saj në nxitjen e fashizmit serb është shumë i madh gjatë tërë historisë, sidomos gjate luftërave te fundit në Ballkan, ajo ishte motivuese e kriminelëve kryesorë serbë gjatë luftërave ne Ballkan, dhe se lufta e saj për mbrojtje e ortodoksizmit, siç e quanin ata ishte shfaqur në vazhdimësi.

Fjalët kyçe:

çështja e Kosovës, kisha ortodokse, gjenocidi serb, ekstremizmi ortodoks, myslimanët e Ballkanit

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Tomaniç, Millorad. “Kisha serbe në luftë dhe luftërat brenda saj”, “Camaj-Pipaj”, Shkodër, 2006.

  2. Rizaj, Skënder. “E drejta historike shqiptare për vetëvendosje”, Prishtinë, 2005.

  3. Instituti Albanologjik, “Gjurmët albanologjike’”, Prishtinë, 1996.

  4. “Edukata Islame”, Viti XLI, Nr. 102, Prishtinë, 2013.

  5. Spahiu, Nexhmedin. “Foshnjëria e kombit kosovar”, Prishtinë, 2014.

  6. Piraku, Muhamet. “Jo katedrale në emër të shqiptarisë së imagjinuar”, ( botimi i dytë ), Prishtinë, 2003.

  7. Cana, Zekrija. “Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar” (dokumente), Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1996.

  8. Zenelaj, Eqrem. “Çështja shqiptare nga këndvështrimi i diplomacisë dhe gjeopolitikës së Austro-Hungarisë (1699-1918)”, shtëpia botuese “Faik Konica”, Prishtinë, 2010.

  9. Mehmetaj, Faton. “Veprimtaria kriminale e dorës së zezë”, Botoi “Anatema’’, Prishtinë, 2004.

  10. Shatri, Muhamet. “Kosova në Luftën e Dytë Botërore (1941- 1945)”, Prishtinë, 1997.

  11. Hoxha,Hajredin. “Barrierat e dialogut dhe shkaqet e dështimit të

  12. tij në kohë bashkëkohore”, botoi “Furkan’’, Shkup, 2013.

  13. “Edukata islame’’, viti XXXIV, Nr.75, Prishtinë, 2014.

  14. Ibrahimi, Nexhat. “Islami si provokim global”, botoi “Logos, A’’, Shkup, 2006.

  15. Mehmetaj, Faton. “Kosova dhe sfidat e sigurisë”, Prishtinë, 2009.

  16. Bajrami, Hakif. “Politika e lufta e drejtë shqiptare përballë neofashizmit serb (1989-1999)”, Prishtinë, 2006.

  17. Bajrami, Hakif. “Priftërinjtë e Serbisë nxitës të klerovashizmit në Ballkan”, Kosova sot, e premte, 13 qershor 2014.

  18. Dr. Hakif Bajrami. “Depërtimi i shqiptarëve në Turqi”, Kosova sot, e martë,17 qershor, 2014.

  19. Dr. Hakif Bajrami. “Institucionet në gjuhën shqipe u mbyllën më 1990 dhe ju priftërinj nuk reaguat kurrë”, Kosova sot, e dielë, 22 qershor 2014.

  20. Dr, Hakif Bajrami. “Klerofashizmi serbomadh në territorin e Kosovës”, Kosova sot, e shtunë, 21 qershor 2014.

  21. Zalihiq Adem. “Babai i urrejtjes serbe ndaj boshnjakëve, shqiptarëve dhe Islamit”, Sarajevë, 2017.

  22. Ramosaj Fetnete, “Kundër harresës”, Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës, Prishtinë, 2017.

  23. Delvina Sherif. “Kosova një mit serb apo një realitet historik shqiptar”, Tiranë, Eurolindja, 2000.

  24. Mehmetaj Faton. “Veprimtaria e shërbimeve sekrete ruse në shtetet e Ballkanit”. ISGJS –Prishtinë, 2018.

Botuar

2023-02-16

Si të citoni

Qaka, Adnan. 2023. “Roli I Kishës Ortodokse Serbe Në dëm Të çështjes Së Kosovës (1912-1999)”. Univers 23 (23):206-17. https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.624.

Numri

Seksioni

Opinione