Tendenca e kalimit nga mësimdhënia tradicionale në atë bashkëkohore në fushën e kimisë

Autorët

  • Manjola Bani

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.628

Abstrakti

Në shekullin që po jetojmë, janë prezentë ndryshime të rëndësishme në lidhje me arsimin, zbulimet shkencore, informatizimin, globalizmin, zhvillimin e astronautikës, robotikës dhe inteligjencës artificiale. Ky shekull është quajtuar si epoka e teknologjive dhe e njohurive digjitale. Shekulli i ri solli  ndryshime të rëndësishme në didaktikë dhe në metodat e mësimdhënies. Pedagogjia e shekullit XX ndryshon nga pedagogjia e shekullit XXI. Që nga fillimi i shekullit XXI, ka pasur shumë ndryshime në zhvillimin e arsimit kombëtar dhe botëror. Fenomeni më i dukshëm është internetizimi i shoqërisë dhe depërtimi i teknologjive digjitale në mësim. Brezi modern i nxënësve të shkollës tashmë njihet me emrin “nxënës digjital”, sepse është kaluar nga marrja e njohurive përmes leximit të librave të shtypur dhe monologut të mësuesit në perceptimin vizual apo diskutimin në klasë.

Si po ndryshon shkolla në shekullin e ri? Si ndryshon teoria e të mësuarit? Aktualisht, mund të dëgjojmë shumë kritika lidhur me ndryshimet e dukshme të klasave në krahasim me shekullin e kaluar apo edhe me dy shekuj më parë. A kanë sukses mësimdhënësit dhe mësimnxënësit në ndryshimet moderne? Ato që dikur ishin si mjeti më ekonomik dhe praktik i mësimit, librat shkollorë të shtypur, po zëvendësohen shpejt nga zgjidhjet digjitale që sigurojnë kosto më të ulët, dhe përmbajtje më të lehtë. Teknologjia tani po përparon me ritme te shpejta, dhe bota jonë po evoluon me të. Pra, çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e librave dhe shkollave ? Cilat janë efektet më të mprehta  te nxënësit, studentët dhe shkollat, që përdorin tashmë  të gjitha mjetet digjitale?

Qëllimi i këtij punimi është të prezantojë tendencat e ndryshimeve në mësimin e lëndës së   kimisë, integrimin me metodat moderne, arsyet dhe mënyrat për përdorimin e metodave inovative të mësimdhënies së lëndës së kimisë si dhe impakti i ndryshimeve te mësimdhënësit dhe mësimnxënësit. E  konsiderojmë  si të rëndësishme për rritjen e cilësisë së mësimit të lëndës së kimisë, qasjen e re ndaj mësimdhënies së kësaj lënde  që lidhet me  gjenerimin digjital, së bashku me të gjitha ndryshimet që ndodhin si dhe inovacionin në mësimdhënie. Ky artikull ka si qëllim të mundësojë një pasqyrë se si është zhvilluar hulumtimi në mësimin e lëndës së  kimisë që në fillesat e para, ideja e të mësuarit kiminë, udhëzimet e mësimdhënësve, e duke vazhduar me hulumtimet aktuale të bazuara në metoda bashkëkohore të të mësuarit dhe përmirësimit të mësimdhënies. Pra, kemi prezantuar  teoritë dhe metodat që kanë udhëhequr e shoqëruar mësimin e lëndës së  kimisë ndër vite, e që përpiqen të tregojnë se si  mësimi i kësaj lënde është integruar në metodat e kërkimet moderne.

Pra, është parë si e arsyeshme dhe e rëndësishme të paraqitet se si tashmë është kaluar në metodologjitë e avancuara të mësimdhënies, duke kaluar nga ato tradicionale në  mësimdhënie bashkëkohore.

Fjalët kyçe:

mësimdhënie tradicionale, mësimdhënie bashkëkohore, fusha e kimisë, metodologjitë e mësimdhënies

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Bani M, Përmirësimi i procesit të mësimdhënies në kiminë organike nëpërmjet aplikimit të mjeteve teknologjike. “NETWB19” 2018-2020”.

  2. Avaa A, Improving performance in the sciences. A support paper presented at a workshop held at Federal Government Girls’ College Zaria, 2007.

  3. Adesoji F.A, Olatunbosun S, Student, Teacher and School Environmental factors as Determinants of Achievement in Senior Secondary School Chemistry in Oyo State, Nigeria. UluslararasıSosyalAra_tırmalarDergisi.The Journal of International Social Research, 2008, 1/2.

  4. Usman I, Strategies for conducting practical in Science, Technology and Mathematics. A lead paper, presented at STAN workshop, at Federal Government Girls’ College Malali, Kaduna, 2006.

  5. Ojo M.O., The differential Effectiveness cooperative competitive and individual’s Goal structures on students’ performance in chemistry.

  6. Adesokan C.O., Students Attitude and gender as Determinants of Performance in JSS Integrated Science.

  7. Raimi S.M., Problem-solving Techniques and Laboratory skills as supplements to Laboratory Teaching in Senior Secondary School Students’Learning of Volumetric Analysis.

  8. Farounbi M., Resource concentration, utilization and management correlates of students’. Learning outcomes: a study in school quality in Oyo State.

  9. Angyaye C.O., Information and communication Technology.A platform for Credible Examination in Nigeria. A paper presented at the Conference on Examination Security in Nigeria held in Abuja, 2007.

  10. Onocha C. O., Patterns of Relationships Betwëeen Home and School Factors and Pupils’ Learning Outcome in Bendel Primary Science Project.Ministry of Education, Bendel State, Nigeria, 1985.

  11. Abdulahi A 1982.Science Teaching in Nigeria. Ilorin. Nigeria: Atoto Press Limited.Abdullah NM 2009. Blame Government for Mass Failure – MataimakiTonMaiyashi. Daily Trust: The Online Edition.

  12. Abuseji FA 2007. Student and teacher related variables as determinants of secondary school student academic achievement in chemistry. Journal Pendidikan, 32(1): 3-18.Adefunke TO 2008.

Botuar

2023-02-16

Si të citoni

Bani, Manjola. 2023. “Tendenca E Kalimit Nga mësimdhënia Tradicionale Në Atë bashkëkohore Në fushën E Kimisë”. Univers 23 (23):253-61. https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.628.

Numri

Seksioni

Opinione