Shpërngulja e Shqiptarëve në Siri si pasojë e Luftrave Ballkanike (1912-1913)
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.629Abstract
Gjatë viteve 1908-1912 shqiptarët morën pjesë aktive në ngjarjet e asaj kohe, qoftë në çetat e armatosura nëpër malet e Maqedonisë ose në protesta të tjera, siç ndodhi në tubimin e madh që u mbajt në Ferizaj, në korrik të vitit 1908. Të gjitha këto ndikuan në vendimin e sulltan Abulhamidit II (1876-1909) për shpalljen e kushtetutës më 23 korrik 1918 . Me gjithë entuziazmin që u paraqit atëherë kudo në vilajetet osmane për kthimin në jetë të kushtetutës dhe zgjedhjeve parlamentare, gjendja në vilajetet me shumicë shqiptare, e sidomos në Kosovë, nuk u stabilizua pas kundërrevolucionit të prillit të vitit 1909, në të cilin shqiptarët ishin të pranishëm në të dyja anët.
Ndonëse Lufta Ballkanike u përcoll me parulla nacionaliste për "çlirimin e vëllezërve", ajo kishte edhe dozë antimyslimane, sidomos në viset që ranë nën pushtimin serbo-malazez, e manifestuar me vrasje dhe kryqëzimin e dhunshëm të shqiptarëve myslimanë në Kosovë. Në këtë kontekst, shumë familje shqiptare u tmerruan nga këto ndryshime të stuhishme, të shoqëruara me dhunë e masakra, dhe u detyruan të lënë vendlindjen dhe të shpërngulen nga Lindja, përkatësisht për në Stamboll e më tej deri në Damask, gjatë viteve 1912-1914.
Në këtë artikull është marrë për bazë autori i dorëshkrimit të parë, Abdulrahim Shabani (1912-2007), që u largua nga Kosova në vitin 1914, sepse ka më shumë të dhëna për rrethanat e largimit nga vendlindja dhe gjendjen e shqiptarëve që morën rrugën nëpër Anadoll, deri kur u vendosen më në fund në Damask.
Dorëshkrimi ka 7 faqe dhe mban titullin "Fragment biografie e Abdulrahim Shabanit, i lindur më 1912". Në dorëshkrim del se ai ishte vetëm dy vjeç kur familja e tij u shpërngul nga Kosova, ndaj kemi këtu kujtime me vlerë për vitet e para të ardhjes dhe vendosjes së shqiptarëve në vendin e ri, për vuajtjet e tyre pas mbarimit të sundimit osman dhe zbatimit të mandatit francez në ato vise. Këtu kemi të dhëna të vlefshme për lagjet ku u vendosën shqiptarët atëherë, duke përfshirë edhe lagjen që e ndërtuan dhe u bë e njohur me emrin e tyre (Harat al-Arnaut) etj.
Keywords:
Luftrat Ballkanike, shpërngulje, Abdulrahim Shabani, dorëshkrimDownloads
References
-
Ali Olloni, gazeta “Rilindja”, Prishtinë 29.07.1978.
-
Justin A. MacCarthy, “Death and Exile: The Ethnic Cleasing of Ottoman Muslims 1821-1922”, Priceton (Darwin Press),1995.
-
“Hafëz Islam Prishtina në vitet e fundit të jetës në Damask 1920-1929": Figura shqiptare në Lindjen e Mesme- Shekujt XVI-XX, Shkup (Logos A).
-
Muhamed Mufaku, “Lidhjet letrare shqiptare-arabe”, Tiranë (ACFOS), 2009.
-
“Mudhakkarat Isma’il Kamal ‘an al-thaërah al- mudadah fi Istanbul- Ahdath 13-17 nisan 1909” (Kujtimet e Ismail Qemalit për konterrevolucionin në Stamboll- ngjarjet e 13-17 prillit 1909), Revista arabe për studimet osmane 7-8, Tunis 1993.
-
J.A.Marriott, “The Eastern Question: A Historical Study in Europan Diplomacy”, Oxford, 1969, f.437-452; Nathalie Claire- Havier Bougarel, “Europe’s Balkan Muslims- A New History”, trans. Andrew Kirby, London (Hurst), 2017.
-
War Corespedence of Leon Trocky: “The Balkan wars 1912-1913”, ed.G.Weissman and D, Williams, trans.Brain Pearce, New York (Pathfunder), 1981.
-
“Kosova-Një histori dokumentare nga luftërat ballkanike deri te Lufta e Dytë Botërore”, red. Robert Elsie dhe Bejtulla Destani, Prishtinë (Koha), 2019.
-
Muhamed Mufaku, “Prania e shqiptarëve në Siri dhe roli i tyre në jetën siriane”, temë e magjistraturës, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës, 1977.
-
Kopi Kyçyku, “Mustafa Qemal Ataturk”, Tiranë ,1994.
-
“Kosovo – A Short History”, London (Macmilan), 1998, f.241-250.
-
Abdulhamit Kirmizi, “Ferit Pashë Vlora, Një jetë shtet”, e përktheu Rubin Hoxham, Shkup (Logos A), 2018.