Ismail Efendi Ndroqi - Një jetë në shërbim të pavarësisë së atdheut dhe edukimit shpirtëror të brezave

Autorët

  • Dr. Zamir Ndroqi

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.685

Abstrakti

Datat 28 nëntor 1912 dhe 11 shkurt 1920 janë ndër datat më kulmore në historinë tonë kombëtare të këtyre 110 viteve të fundit. Patriotët, njerëzit e përparuar, të shkolluar e të aftë që u vunë në drejtim të Shqipërisë dhe të kryeqytetit, ishin vizionarë. Ata kishin studiuar dhe jetuar në vende të përparuara dhe dëshironin që edhe Shqipëria jonë të kishte fytyrën e një vendi të përparuar, të lirë e më vete.

Familja Ndroqi, që nga stërgjyshi ynë, Aliu, shquhej në Tiranë si familje bamirëse dhe derë nacionalistësh, me veprimtari patriotike, ku shquhen tre vëllezërit: Ibrahimi, figurë e ndritur e shqiptarizmës në Tiranën e asaj kohe që kishte titullin “Myderriz” (profesor), Ismaili dhe Mehmeti, vëllai i tretë, ishte patriot i shquar, pjesëmarrës në lëvizjet përparimtare në fillimshekullin XX, i cili ngriti shtypshkronjën “Gutenberg”, e para në Tiranë, që përhapte librin, dijen e kulturën. Ismail Ndroqi është figura më e spikatur e familjes në këto periudha, shumë aktiv në jetën politike, qytetare e shpirtërore (fetare).

Ismaili u bë një nga figurat kryesore të lëvizjes kombëtare kundër pushtuesve osmanë dhe shovinistëve fqinjë, të cilët punonin për copëtimin e Shqipërisë.

Fjalët kyçe:

Ismail Ndroqi, atdhe, edukim shpirtëror, lëvizje kombëtare

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Gazeta “Bashkimi i Kombit”, Tiranë, 12 mars 1944.

  2. Hafiz Ibrahim Dalliu “Patriotizma në Tiranë”, Botimi I, 1930 dhe ribotim 1995.

  3. Kristo Frashëri “Historiku i Tiranës”, Vëll. I, 2004.

  4. Docent Sinan Tafaj: “Figurë e shquar e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare”, revista “Dituria Islame”, organ i Bashkësisë Islame Kosovë, viti V, Nr. 28, gusht 1991. Botuar edhe në librin e Imam Vehbi Ismailit: “Disa fetarë, patriotë, muslimanë shqiptarë”, Botimi I, Michigan, USA, 1991. Revista “Kultura Islame”: “Vdiq flamuri i nacionalizmës – Ismail Efendi Ndroqi”, Viti V, Nr. 7-8, mars-prill, 1944.

  5. Lef Nosi “Dokumente historike për t’i shërbye historisë sonë kombëtare”, Elbasan, Vëll. I, Nr.1, mars 1924.

  6. Lef Nosi “Dokumente Historike”, 1912-1918, Botimi II, Instituti i Historisë, Tiranë, 2007.

  7. Hafiz Ali Korça, “Shtatë ëndrrat e Shqipërisë”, Shtypshkronja “Mbrothësia”, Tiranë, 1924, ribotim II, Shtypshkronja e Shtetit, 1944, dhe ribotim III, Tiranë, 2006.

  8. Hafiz Ali Korça, “I ndjeri Myfti Ismail Efendi Ndroqi” (shkrim me rastin e vdekjes), revista “Kultura Islame”, Viti V, Nr. 7-8, mars-prill 1944.

  9. Prof. Sinan Tafaj, “Figurë e shquar e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare”, revista “Dituria Islame”, Prishtinë, Viti II, Nr. 28, gusht 1991.

  10. Prof. Sinan Tafaj, “Figurë e shquar e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare”, Biblioteka Muslimane Shqiptare, Nr. 31, “Disa fetarë patriotë, muslimanë shqiptarë”, Botim I, 1992, Albanian Islamic Center, Michigan, USA.

  11. Revista “Kultura Islame”, “Një jetëshkrim i shkurtër i të ndjerit Ismail Efendi Ndroqi”, viti 1944, Nr. 7-8.

  12. Lef Nosi, “Dokumente Historike”, 1912-1918, Botimi II, Instituti i Historisë, Tiranë, 2007, “Kongresi i Durrësit” f. 288-301.

  13. Lef Nosi, “Dokumente Historike”, 1912-1918, Botimi II, Instituti i Historisë, Tiranë, 2007, “Kumanda e lartë e fuqive italiane në Ballkan”; Sekretariati për punët qytetare, f. 282.

  14. Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, “Lufta e Popullit Shqiptar për Çlirim Kombëtar, 1918-1920”, Vëllimi II, Tiranë, 1976.

  15. “Dokumente Historike”, Arkivi Qendror i Shtetit, Dosja 18, V, 1920, f. 258.

  16. Hafiz Ibrahim Dalliu, “Patriotizma në Tiranë”, Ribotim, 1985.

  17. Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Ministria e Brendshme, Dosja 833, Viti 1921.

  18. Justin Godart, “Ditarët Shqiptarë”, mars 1921-dhjetor 1951, Shtëpia botuese “Dituria”, 2008. Arkivi Qendror i Shtetit, Viti 1919, Dosja 28/5, 1922.

  19. Igli Gugashi, “Gjeneza e fisit Ndroqi”, Shtëpia botuese “Almera”, Tiranë, 2008.

  20. “Tirana 1604-1937”, botue prej Bashkisë, me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë, Shtypshkronja “Luarasi”, Tiranë, 1937.

  21. Aurel Plasari, referat dhe bisedë në TVSH, “Përvjetori i ngritjes së Bibliotekës Kombëtare”, korrik 2012.

  22. Shefqet Ndroqi, “Një jetë për jetën”, Dritëro, 1998.

  23. Ramazan Jarani, “Fjala nekrologjike në varrimin e të ndjerit Ismail Efendi Ndroqi”, Revista “Kultura Islame” Viti V, Nr. 7-8, mars- prill.

  24. Hafiz Ali Korça, “I ndjeri Ismail Efendi Ndroqi”, Revista “Kultura Islame”, Viti V, Nr. 7-8, mars-prill Shtetit, 1944.

Botuar

2021-11-06

Si të citoni

Ndroqi , Dr. Zamir. 2021. “Ismail Efendi Ndroqi - Një Jetë Në shërbim Të pavarësisë Së Atdheut Dhe Edukimit shpirtëror Të Brezave”. Univers 22 (22):105-18. https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.685.

Numri

Seksioni

Horizonte Shoqërore