Procesi i komunikimit te fëmijët nga mosha 0-5 vjeç

Autorët

  • Marsi Simo

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.688

Abstrakti

Në moshën 1-vjeçare te fëmijët fillojnë të zhvillohen aftësitë metalinguistike, të cilat lidhen me aftësinë për të menduar dhe përdorur gjuhën. Diku pas moshës 2-vjeçare, të vegjlit mund të imitojnë ose përdorin zëra të ndryshëm sipas kërkesave që kanë. Ndërsa pas moshës 4-vjeçare, kanë mundësi të identifikojnë dhe të përdorin gjuhën trupore. Në vijim të viteve këto aftësi vijnë duke u përmirësuar. Fëmija nis një diskutim duke shprehur një mendim, por nuk duhet të harrojmë që ky mendim nuk ka ardhur nga hiçi. Ai është formuar nga mësimet e marra nga prindërit, shkolla, librat, apo mënyra të tjera të edukimit informal. Ndryshe nga të rriturit, të vegjlit nuk janë të pajisur me filtra për të nisur komunikimin dhe nuk e mendojnë gjatë, nëse duhet apo jo të komunikojnë, apo a është momenti i duhur për këtë komunikim. Ata nxiten nga kurioziteti dhe dëshira për të mësuar më shumë rreth botës që i rrethon.

Gjithashtu duhet theksuar rëndësia e komunikimit që përdor prindi ndaj fëmijës, jo vetëm si përcjellës informacioni dhe domosdoshmëri për ta aftësuar në mënyrë të pavarur, por edhe për ta formësuar të voglin me cilësi më të mira kryesisht në ato ndërpersonale. Nëse aftësia e inteligjencës (IQ) është paracaktuar në mënyrë gjenetike dhe nuk mund të ndryshojë me përvojën e jetës dhe se fati ynë në të shumtën e rasteve është i caktuar me këtë lloj dhurate, ajo që mund të përpunojnë prindërit është inteligjenca emocionale. Kjo inteligjencë ndërtohet hap pas hapi me metoda efikase të cilat janë aty pranë, që nga përrallat e thjeshta, deri te lodrat dhe lojërat që mund të krijohen nga prindi. Baza e kësaj inteligjence ështe empatia, apo aftësia për të kuptuar se çfarë ndjen tjetri.

Fjalët kyçe:

process komunikimi, fëmijë, edukim, aftësi metaliguistike

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Bauman, Zygmunt: Moderniteti i lëngët, Shtëpia botuese “Pika pa sipërfaqe”, 2000.

  2. Dragoti, Edmond: Psikologjia sociale, Shtëpia botuese “Toena”, Tiranë, 2004.

  3. Eco, Umberto: Në kërkim të gjuhës së përkryer në kulturën europiane, Shtëpia botuese “Dituria”, Tiranë, 2008.

  4. Gardner, Hauard: Dimensionet e mendjes, Përkthim ISP, Tiranë, 2003.

  5. Goleman, Daniel: Inteligjenca emocionale, Bantam Books, 1995.

  6. Haskoviq, Mujo: Psikologji, Sarajevë / Prishtinë, 2006.

  7. Hoxha, Mithat: Psikologjia zhvillimore, Shkodër. 2002.

  8. J. Stephens, R. Mçallum, Retelling Stories, Framing Culture: Traditional Story and Metanarratives in Children’s Literature, New York, London, Garland Publishing Inc., 1998.

  9. Kaza, Ndue: Adoleshenca stina e shpërthimeve, Shtëpia botuese “Mirgeeralb”, Tiranë, 2006.

  10. Merrill, Mel E. Schanake: Human Relation, Publishing Company, 1990.

  11. Meunier, Jean Pierre; Peraya, Daniel: Hyrje në teoritë e komunikimit,

  12. QSSHE, Botimi i dytë, Tiranë 2009.

  13. Pettijohn, Terry: Psikologjia, Shtëpia botuese “Lilo”, Tiranë, 1996.

  14. Ribtickling Literature: Educational Implications for Joke and Riddle Books in the Elementary Classroom, Article 3, 1993.

  15. Tarelli, Marsela: Fëmijët investim i së ardhmes, Shtëpia botuese “Alsar”, Tiranë, 2014.

  16. Toastmasters International, Tips for Adding Strength and Authority to Your Voice, 2011.

  17. UNICEF: Standardet e zhvillimit dhe të të nxënit të fëmijëve 3-6 vjeç, 2016.

  18. Vasta, Ross; M. Haith, Marshal; A. Miller, Scott: Psikologjia e fëmijës, Shtëpia botuese “Uegen” Tiranë, 2008.

  19. Vučković, Dijana: A Fairy tale (r)evolution: the value and the critical reading of fairy tales in the contemporary educational context, Edizioni Università di Macerata, Italy, 2018.

Botuar

2021-11-06

Si të citoni

Simo , Marsi. 2021. “Procesi I Komunikimit Te fëmijët Nga Mosha 0-5 Vjeç”. Univers 22 (22):136-45. https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.688.

Numri

Seksioni

Horizonte Shoqërore