Disleksia, vështirësia në të nxënë

Autorët

  • Entela Hidri

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.690

Abstrakti

Disleksia është një term që tregon një paaftësi të veçantë të procesit të leximit. Nga ana mjekësore, përkufizohet si një gjendje që rezulton nga shkaqe gjenetike, neurologjike ose të pjekurisë. Disleksia është një çrregullim i manifestuar nga vështirësitë që hasen, kur fëmijët mësojnë të lexojnë dhe lidhet me vështirësinë që ka individi për të lexuar, apo për të perceptuar shkronjat. Kryesisht, kjo vështirësi shfaqet për ato shkronja që kanë nga ana pamore karakteristika të përafërta, siç mund të jenë shkronjat e vogla “p” me “q”, ose “b” me “d”, pavarësisht mësimit konvencional, inteligjencës personale të individit apo mundësive social-kulturore.

Disleksia është rezultat i dështimit/i paaftësisë së njërës nga dy hemisferat e trurit për të dominuar zhvillimin e gjuhës. Fillimisht, studiuesit kërkonin një shkak të vetëm të disleksisë, por tani të gjithë besojnë se ka shumë faktorë që ndikojnë në të. Disa mendojnë se shkaktohet nga defektet vizuale dhe motorike, si p.sh. ndjekja me sy ose lëvizja e syve. Të dy problemet, si ai pamor, edhe mungesa e dominancës (ekuilibrit) cerebrale konsiderohen si shkaqe të mundshme të disleksisë. Disa studiues të tjerë mendojnë se ajo shkaktohet nga ndryshimet në pjesë të veçanta të trurit. Të dhënat tregojnë se njerëzit me disleksi kanë një prapambetje në maturimin e trurit dhe një shkallë të lartë të përdorimit të dorës së majtë, pra shfaqet më shumë te mëngjarashët. Këto dukuri mund të tregojnë ndryshime në funksionimin e trurit. Me të gjithë këta nxënës kam pasur rezultat, pasi me këta fëmijë duhet kurajë, mosdiskriminim dhe punë e palodhur, por, në fund, ia arrihet edhe me nxënësit disleksikë. Mësimi me nxënësit disleksikë duhet zhvilluar në mënyrë rutinore, me qëllim që ata të dinë se ç'do të vijojë më tej. Po ashtu, është e rëndësishme që këta nxënës të mbahen ulur pranë mësuesit, me qëllim që të mos shpërqendrohen nga gjërat e tjera në klasë.

Fjalët kyçe:

disleksia, vështirësitë e të nxënit, mësues, nxënës

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Bergeron, B., Bradbury-Wolf, M (2003), Të mësuarit e strategjive të të lexuarit në klasat fillore (Teaching Reading Strategies in the Primary Grades), UK: Scholastic.

  2. Cara, M. (2012), Disleksia identifikimi dhe trajtimi i saj në shkollat gjithëpërfshirëse, në “Revista Pedagogjike” e Institutit të Zhvillimit të Arsimit, f. 85-96. http://www.izha.edu.al/materiale/Revista_ Pedagogjike_2012.pdf

  3. Garo, S. (2002), Mësimdhënia bashkëkohore, Tiranë, Toena.

  4. Garo, S. (2002), Sfidat e mësimdhënies, Tiranë, Erik design, 2002.

  5. Gjokutaj, M. (2009), Didaktika e gjuhës shqipe, Tiranë, ShBLU.

  6. Karaj, Th., Rapti, E., Tamo, A. (2005), Mësimdhënia dhe të nxënët, Tiranë: Mokra.

  7. Lentin, L. (1979), Dal parlare al leggere, Emme Edizioni.

  8. Mialaret, Gaston (1996), L'apprendimento della lettura, Romë: Armando Editore.

  9. Musai, B. (1999), Psikologji edukimi, Tiranë, Shtypshkronja Pegi.

  10. Mustafa, A. (2002), Didaktika e gjuhës shqipe dhe e leximit letrar

  11. (për ciklin e lartë të shkollave fillore), Shkup, Logos A.

  12. Pinker, S. (1997), D. Mc. Guinness, “Përse fëmijët tanë nuk mund të lexojnë dhe ç’mund të bëjmë ne për këtë gjë (Why Our Children Can’t Read and What Can We Do About It), Londër, Penguin Education.

  13. Shoqata Ndërkombëtare e Disleksisë (2000) Strategjitë e Mësuesit për Disleksikët, http://www.visd.com/depart/specialprograms/dyslexia/ dyslexia_handbook_teacherstrategies.pdf

  14. Tamo, A. (2003), Aspekte psiko-pedagogjike, Tiranë, Instituti i Studimeve Pedagogjike.

  15. Tamo, A. (2003), Metodat direkte të mësimdhënies, Tiranë.

Botuar

2021-11-06

Si të citoni

Hidri , Entela. 2021. “Disleksia, vështirësia Në Të nxënë”. Univers 22 (22):153-60. https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.690.

Numri

Seksioni

Horizonte Shoqërore

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor