Onomastika në veprën e Thimi Mitkos

Autorët

  • Faton Krasniqi

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.693

Abstrakti

Onomastika e folklorit në veprën e Thimi Mitkos është një nga pjesët më të rëndësishme dhe njëherazi, shumë e pasur me emra të përveçëm vendesh e njerëzish, toponime e antroponime që janë pasqyruar në veprën e tij. Në veprën e Thimi Mitkos, përpos onomastikës, gjenden elemente logjike, etike, psikologjike, fizike e metafizike.  Në lidhje me këtë, Thimi Mitko sjell citate për të mbështetur mendimet, duke përmendur emra autorësh e vendesh në shkrime të ndryshme. Onomastikën e veprës së Thimi Mitkos do ta paraqes në formë fjalori, sipas rendit alfabetik, në mënyrë që lexuesi apo studiuesi, duke i parë të renditura, ta ketë më të lehtë kërkimin dhe gjetjen e elementeve onomastike, që i duhen për t`i njohur ose për t`i studiuar. Në këtë shkrim do të trajtojmë onomastikën (emra të përveçëm vendesh e njerëzish- toponime e antroponime) që janë pasqyruar në veprën e Thimi Mitkos. Këta emra vetjakë (personalë) me vendet e tyre na njohin edhe me kulturën e Thimi Mitkos, natyrisht brenda rrethanave të kohës e të hapësirës së tij. Onomastika në veprën e Thimi Mitkos përmban emra të përveçëm, që i përkasin jo vetëm kohës së vjetër të Lindjes së Mesme, por edhe greqishtes së vjetër e latinishtes.  Emrat e përmendur nga Thimi Mitko, kanë interes gjuhësor për t’u renditur, sepse në një mënyrë a në një tjetër krijojnë mundësi që të bëhen vrojtime të ndryshme, ndër të cilat edhe vrojtime gjuhësore për nga përshtatja fonetike e tyre në gjuhën shqipe, për nga burimi e të tjera si këto. Një pjesë e onomastikës përmbledh toponime e antroponime, që lidhen me vetë Thimi Mitkon dhe veprën e tij ose me vendin, popullin e gjuhën tonë, çka merret si dokumentim edhe nga ana historike.

Fjalët kyçe:

Thimi Mitko, onomastikë, emra të përveçëm, vrojtime gjuhësore

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Fjalor Enciklopedik Shqiptar,

  2. Tiranë, 2008.

  3. Bedri Dedja, "Tradita dhe probleme të letërsisë shqipe për fëmijë”, Tiranë, 1971.

  4. Eqrem Çabej, Studime gjuhësore, Prishtinë, 1976

  5. Robert Elsie, Biographical Dictionary of Albanian History, 2012.

  6. Jorgo Bulo, “Magjia dhe magjistarët e fjalës”, Tiranë, 1998.

  7. Jeronim de Rada, Antologia albanese, Napoli, 1896.

  8. Mahir Domi, Folkoristit të parë shqiptarë: Thimi Mitko dhe Spiro Dine, “Letërsia jonë” IV, 1950.

  9. Rexhep Qosja, Historia e letërsisë shqipe (Romantizmi I), Prishtinë, 1984.

  10. Thimi Mitko, Vepra, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Shqipërisë, Tiranë, 1981.

Botuar

2021-11-06

Si të citoni

Krasniqi , Faton. 2021. “Onomastika Në veprën E Thimi Mitkos”. Univers 22 (22):181-87. https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.693.

Numri

Seksioni

Art, Traditë dhe Kulturë