Përralla (Shembuj nga fshati Guri-Bardhë, Mat)

Autorët

  • Fatma Shehu

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.695

Abstrakti

Kultura zotëron një strukturë kornizë që mbulon nevojat materiale dhe shpirtërore të njeriut. Ajo tregon format e prodhimit dhe konsumit, tregon rregullat se si njerëzit të jetojnë në një shoqëri. Kjo strukturë ka lindur si pasojë e nevojave njerëzore. Modelet kulturore të krijuara nga secila shoqëri për të përmbushur nevojat e tyre, në varësi të periudhës dhe gjeografisë së komunitetit, mund të ndryshojnë nga njëra-tjetra. Ruajtja dhe transferimi i kulturës që zotëron, është thelbësore për çdo shoqëri.

Literatura popullore dhe produktet folklorike janë elemente shumë të rëndësishme, që pasurojnë jetën kulturore, materiale-shpirtërore dhe mbajnë gjallë lidhjen me të kaluarën. Këto produkte janë një pjesë e pandashme e kulturës sonë. Ne vazhdojmë të jetojmë me produkte folklorike që formësojnë jetën dhe shtojnë ngjyra në stilin e jetës sonë.

 Përrallat e trajtuara në këtë studim janë të mbledhura në fshatin Guri iBardhë, në rrethin e Matit. Guri i Bardhë është një fshat malor, që shtrihet në skajin më jugor të krahinës së Matit. Për themelimin e këtij fshati nuk ka ndonjë datë të saktë, por gërmimet dhe zbulimet arkeologjike që janë bërë, nxjerrin në pah ekzistencën e tij të hershme. Në këto zbulime janë gjetur vegla pune prej guri, që përkojnë me kohën e përdorimit të gurit. Gjithashtu, atje janë zbuluar varreza shumë të vjetra me sende simbolike të ndryshme. Emërtimi i fshatit vjen nga kalaja që ndodhet në këtë fshat, kalaja e Petralbës. Fjala “Petralba” vjen nga latinishtja dhe ka kuptimin: “Petro- gurë” dhe “Alba- i bardhë”.

Fjalët kyçe:

Gurë i Bardhë, përralla, folklor, kulturë

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Alan Dundes, “The Study of Folklore” Prentice-Hall, London, 1965.

  2. Alfred Uçi, “Mitologjia, folklori, letërsia”. Shtëpia botuese Naim Frashëri, Tiranë, 1982.

  3. Dursun Yıldırım, “Türk Bitiği: Araştırma / İncelem Yazıları”, Shtëpia botuese Akçağ, Ankara, 1998.

  4. Instituti i Kulturës Popullore, “Çështje të folklorit shqiptar”, nr.4, Shtypshkronja e Re, Tiranë, 1989.

  5. Ismail Laçi, “Gurii Bardhë”, Shtëpia botuese Reklama, Tiranë.

  6. Johann George von Hahn, “Studime shqiptare”.

  7. Marin Barleti, “Historia e Skënderbeut”, Universiteti Shtetëror i Tiranës, 1967.

  8. Metin Ekici, “Folklor (Halk Bilgisi)”, Shtëpia botuese Geleneksel, Ankara, 2016.

  9. Pertev Nail Boratav, “100 Soruda Turk Halk Edebiyatı”, Shtëpia botuese Bilgesu, Ankara, 2016.

  10. Saim Sakoğlu, “Masal Araştırmaları”, Shtëpia botuese Akçağ, Ankara, 2016.

  11. Stith Thompson, “The folktale”, Berkeley University of California Press, 1977.

  12. William John Thoms, “Folklore”, The Study of Folklore, Edt. By

  13. Alan Dundes, New Jersey, 1965.

Botuar

2021-11-06

Si të citoni

Shehu , Fatma. 2021. “Përralla (Shembuj Nga Fshati Guri-Bardhë, Mat)”. Univers 22 (22):189-99. https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.695.

Numri

Seksioni

Art, Traditë dhe Kulturë