Kontributi albanologjik i Lumo Skëndos, shkëlqimi i atdhetarisë së tij

Autorët

  • Vepror Hasani

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.696

Abstrakti

Askush nuk di ta thotë me saktësi, se kur i lindi ideja Mit’hat Frashërit, i quajtur “Lumo Skëndo”, për themelimin e Institutit Albanologjik. Gjithçka u mësua vetëm kur ai e tha me zë të lartë. Ishte 4 marsi i vitit 1929, kur e la me testament gjithë pasurinë e vet, të tundshme dhe të patundshme, për ngritjen e një Instituti Albanologjik, që do t’i bënte nder Shqipërisë. Dhe këtë gjë e bëri në heshtje, pa zhurmë e bujë. Ndoshta kjo dëshirë zuri fill që nga fëmijëria e tij. Ai lindi më 25 mars 1880, në qytetin e bukur të Janinës. Që kur ishte i vogël, e pa veten mes librash të shumtë e të mrekullueshëm. Ndërsa rritej, shtonte gjithnjë e më tepër numrin e tyre.

Biblioteka e tij u bë e madhe, nga më të pasurat e familjeve shqiptare dhe quhej “Biblioteka e Frashërllinjve”. Kur mbërriti në Shqipëri, numri i librave ishte disa mijëra. Në vitin 1938, biblioteka e Lumo Skëndos numëronte rreth 20000 volume të shkruara në frëngjisht, anglisht, gjermanisht, italisht, greqisht, turqisht, shqip etj. Kishte dhe shumë libra që dikur kishin qenë pjesë e bibliotekave të arqidukës Ferdinand të Austrisë, të mbretit Kostandin të Greqisë, të Napoleon Bonapartit, të sulltanëve, të Mahmut pashë Shkodrës etj. Zotëronte edhe 200 dorëshkrime, disa prej tyre të albanologëve, pa llogaritur koleksionet e gazetave e revistave në gjuhë të huaja dhe shqip, dokumente të tjera të ruajtura me kujdes, zëdhënie, lajmërime, afishe etj., të shtypura ose të shkruara me dorë. Gjithçka që ekzistonte në bibliotekën e tij madhështore, kishte të bënte kryesisht me albanologjinë, ballkanologjinë dhe kombin shqiptar.

Lumo Skëndos i pëlqente të fliste edhe për shkrimet më të vjetra të gjuhës shqipe që ishin zbuluar deri atehere, Katedrat e gjuhës shqipe nëpër botë, si edhe për libra dhe dorëshkrime të humbura.

Fjalët kyçe:

Mit’hat Frashëri, atdhetari, shkrime të vjetra, revista “Diturija”

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Lumo Skëndo: “Histori e shkrimit shqip”, “Diturija”, 1909, nr.1.

  2. Pa autor “Më të vjetrët shkrime shqip”, 1916, nr.1.

  3. Pa autor, “Shkrime të harruar e të pa-ditur”, “Diturija”, 1916, nr.2.

  4. Pa autor, “Shkrime të harruar e të pa-ditur”, “Diturija”, 1926, nr.1.

  5. Pa autor, “Dëshirojmë të blejmë çdo libër…” “Diturija”, 1927, nr.3. (fundi i revistës).

  6. Pa autor, “Katedrat e Gjuhës shqipe në vende të huaja dhe…”, “Diturija 1927, nr.5.

  7. “Bibliografi”, “Diturija”, 1927, nr.5.

  8. Lumo Skëndo: “Një Institut Albanologjie…”, “Përpjekja Shqiptare”, 1938, nr.14-15.

  9. Lumo Skëndo “Për historinë e Shqipërisë”, “Përpjekja Shqiptare”, 1936, nr.1.

  10. Pa autor, “Instituti i Albanologjisë, “Përpjekja Shqiptare”, 1938, nr.17.

  11. Pa autor, “Instituti i Albanologjisë, “Përpjekja Shqiptare”, 1939, nr. 25-27.

  12. Pa autor, “Kujtime të njizetepesëvjetorit”, “Leka”, 1938, nr. 6-7.

  13. Pa autor, “Lumo Skëndo”, “Leka”, v. 1939, nr. 1-2.

  14. “Instituti Albanologjik i z. Lumo Skëndo”, “Hylli i Dritës”, 1938, nr, 12.

  15. Bardhyli, “Biblioteka Frashëri”, “Hylli i Dritës”, kallënduer-fruer 1940, nr. 1-2.

  16. Pa autor “Për nji Atlant Gjuhësor të shqypes”, “Hylli i Dritës”, 1940, nr. 3-4.

Botuar

2021-11-06

Si të citoni

Hasani , Vepror. 2021. “Kontributi Albanologjik I Lumo Skëndos, shkëlqimi I Atdhetarisë Së Tij”. Univers 22 (22):200-216. https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.696.

Numri

Seksioni

Art, Traditë dhe Kulturë