Globalizmi dhe pandemia e Koronavirusit
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.697Abstrakti
Termi “globalizëm” është përdorur që në vitet ‘60-të, por mori përmasa më të mëdha pas viteve ‘90, pas shembjes së murit të Berlinit. Në fillim, ky term u përdor në fushën e ekonomisë dhe të ndërmarrjeve, por në vitin 1990 u shtri edhe në fusha të tjera, duke përfshirë gjerësisht edhe masmedian.
Procesi i globalizmit konsiderohet si një integrim i të gjithë popujve të rruzullit tokësor në një organizëm, i cili ka hedhur matanë pengesat e lëvizjes së mallrave, tregtisë, teknologjisë, komunikimit ndërnjerëzor, njohurive, kulturave, gjuhëve etj.
Ky proces, për një pjesë të njerëzve, ka sjellë vetëm të mira, në të gjitha nivelet e shoqërisë së çdo shteti të globit. Sikundër ka edhe nga ata që nuk i japin vlera të tilla pozitive.
Situata e krijuar në planetin tonë shtron para të gjitha shteteve mjaft çështje që kërkojnë zgjidhje, si:
A duhet të vazhdojë të jetë modeli amerikan apo perëndimor i zhvillimit dhe konsumit, i vetmi model dominues në shekullin XXI?!
A është normale që vetëm një grup vendesh apo institucionesh ndërkombëtare të vendosin për gjithçka në zhvillimin ekonomiko-social të botës?!
Një tjetër pyetje që mund të shtrohet është "Si mund të qeveriset globalizmi?"
Këtë aspekt në vija të përgjithshme e ndjekin mjaft institucione të nivelit botëror, të cilat konsiderohen si përgjegjëset kryesore të menaxhimit të globalizmit.
Në fillim të vitit 2020, në tërësinë e planetit tonë u përhap një virus i cili pati shtrirje shumë herë më të madhe sesa elementet e tjera të globalizmit. Duke e parë çështjen me syrin optimist, mund të thuhet se kjo pandemi, mund të bëhet shkaku i prodhimit të disa rezultateve pozitive në politikë.
- Ajo i dha popujve një përvojë të re menaxhuese, për ta njohur dhe njëherësh për ta menaxhuar këtë të keqe.
- Specialistët e mjekësisë bënë me të vërtetë një hap të rëndësishëm përpara, duke kaluar në një profesionalizëm mjaft cilësor, sikundër u zbuluan edhe mjaft mangësi menaxhuese.
- Kjo krizë shtroi nevojën e bashkëpunimit institucional jo vetëm brenda vendeve, por edhe ndërmjet vendeve të ndryshme.
Fjalët kyçe:
globalizëm, pandemi, koronavirus, integrim, zhvillim ekonomiko-socialShkarkimet
References
-
Paul C. Yong’s - Christian Book Series.
-
Ardian Civici – Globalizimi, Ante Portas.
-
Janusz Bugajski - Rreziku i terrorizmit nëpërmjet pandemisë.
-
Ilaria Capua - përhapja e virusit në planet.
-
Robert Garner – Governments and Politics in a changing world.
-
Lajme të ndryshme nga mediat.
References
Paul C. Yong’s - Christian Book Series.
Ardian Civici – Globalizimi, Ante Portas.
Janusz Bugajski - Rreziku i terrorizmit nëpërmjet pandemisë.
Ilaria Capua - përhapja e virusit në planet.
Robert Garner – Governments and Politics in a changing world.
Lajme të ndryshme nga mediat.