Disa mendime dhe konsiderata mbi veprën e Averroesit

Autorët

  • Melsen Kafilaj

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.698

Abstrakti

Averroes megjithëse nuk është i pari që kërkon të bëjë një pajtim midis filozofisë dhe fesë, ai ka meritë për faktin se i jep një rol qendror intelektit dhe arsyetimit demonstrativ, si një proces esencial, i cili na çon për tek e vërteta. Këtë mendim ai e shpreh edhe te traktati i mësipërm, kur pohon se studimi i filozofisë nuk është thjesht i lejueshëm, por i detyrueshëm (wajib).

 Një sërë të vërtetash filozofike të dhëna në mënyrë alegorike gjenden edhe në Kuran. Ai synon ta pajtojë botëkuptimin aristotelian me atë fetar, duke argumentuar se edhe tezat e papajtueshmërisë që ngre teologu Asherit Al Gazali ndaj tyre janë të paqëndrueshme. Një temë qendrore e “Traktatit Vendimtar” është edhe ajo e interpretimit. Averroes rimerr debatin e vjetër të shekujve VIII-X, midis tradicionalistëve dhe racionalistëve, dhe e “përkthen” atë brenda kontekstit social-politik të Andaluzisë së tij, duke anuar dukshëm nga racionalistët. Duke qenë se shkrimet e shenjta i përmbajnë në vetvete të dyja kuptimet (të hapura dhe të fshehta) dhe vetë Kurani e lejon interpretimin, Averroes propozon që ky proces të bëhet nga njerëzit më kompetentë në këtë drejtim, të cilët e përdorin silogjizmin dhe janë të aftë në çështjet metafizike, pra, të bëhet nga filozofët, pasi argumenti filozofik është më i rëndësishëm sesa ai juridik. Është pikërisht ky pohim që i “xhindosi” klerikët, të cilët e nxitën kalifin ta dëbonte Averroesin nga Kordova dhe librat e tij të digjeshin.

Duke filluar që nga viti 1999, për individët, organizatat e ndryshme, apo edhe për personalitetet politike, kulturore e shkencore që kontribuojnë për demokracinë dhe lirinë e shprehjes në botën arabe, jepet edhe çmimi prestigjioz Ibn Rrushdi “Për lirinë e mendimit”.

Fjalët kyçe:

Averroes, filozofi, fe, mendim

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Adamson, P. dhe Di Giovanni, M., Reinterpreting Averroes: Criticales says, Cambridge University, New Tork, 2019.Ahmed, B., Ahsani, S. dhe Dilnawaz Siddiqui, Kontributet Muslimane në Qytetërimin Botëror, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, Tiranë, 2019.

  2. Arenal, G.M., Messianism and Puritanical Reform - Mahdīs of the Muslim West, përkthyer nga Martin Beagles, Leiden: Brill, 2006.

  3. Aristotle, The Works of Aristotle, përkthyer nga W. D. Ross, Oxford University, London, 1961.

  4. Averroes, Three Short Commentaries on Aristotle’s “Topics”, “Rhetoric” and “Poetics”, përkthyer nga Charles Butterworth, State University of New York, New York, 1977.

  5. Averroes, The Decisive Treatise and Epistle Dedicatory, përkthyer nga: Charles Butterworth, Brigham Young University, Utah, 2001.

  6. Böwering, G. (2012). Ḡazālī, Abū Ḥāmed Mohammad, Biography. Retrieved from Encyclopaedia Iranica: http://www.iranicaonline. org/articles/gazali-i-biography

  7. Hitti, P., The Arabs, A short story, Macmillan, London, 1960.

  8. Hourani, A., A history of the arab peoples, Harvard University, Massachusetts, 1993.

  9. Joy, M., After Appropriation. Explorations in Intercultural Philosophy and Religion, Alberta: Calgary University, 2011.Lewis, B., Il Medio Oriente. Duemila Anni Di Storia, Oscar Mondadori, Milano, 1999.

  10. Lewis, B., Islami dhe Perëndimi, Instituti i Dialogut dhe i Komunikimit, Tiranë, 2009.

  11. Madkour, B. I., The study of Islamic Philosophy, përkthyer nga Shahyar Sa’adat, Al Tawhid, 1984, Retrieved from Al Tawhid file:///C:/Users/Admin/Downloads/Al_Tawhid_A_Journal_Of_ Islamic_Thought_A.pdf

  12. Nasr, H. S., Islamic philosophy from its origin to the present: Philosophy in the land of prophecy, State University of New York, New York 2006.

  13. O’Leary, E. D., Arabic thought and its place in history, Routledge dhe Kegan, London, 1922. DOI: https://doi.org/10.2307/1835985

  14. Russell, B., The History of Western Philosophy, Simon and Schuster, New York, 1972.

  15. Saadeh, I. W., Scholars of the Arab Empire, Emerezian Est, Jerusalem:

  16. Vanoli, A., La Spagnadelle tre culture: Ebrei, Christiani e Musulmani tra storia e mito, Roma: Viella.

Botuar

2021-11-06

Si të citoni

Kafilaj , Melsen. 2021. “Disa Mendime Dhe Konsiderata Mbi veprën E Averroesit”. Univers 22 (22):230-42. https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.698.

Numri

Seksioni

Opinione