Muzetë ekzistojnë për të gjithë njerëzit
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.700Abstrakti
Muzetë mendohet të jenë për të gjithë. Fjala “muze” nënkupton një ndërtesë ose institucion në të cilin janë të ruajtura dhe të ekspozuara objekte me interes historik, shkencor, artistik ose kulturor për shoqërinë. Sipas këtij përkufizimi, mos do të thotë se kjo ndërtesë apo institucion është i arritshëm vetëm për personat me shikim normal?! Një tjetër përkufizim thotë se muzeu është koleksioni i objekteve që mbahen në një institucion për të mirën publike. Sipas këtij përkufizimi, mos do të thotë se ky koleksion i objekteve mbahet nga institucioni vetëm për individë të caktuar apo të privilegjuar?!
Kemi arritur në përfundimin se muzetë janë edhe në shërbim të personave me probleme shikimi. Muzetë vizitohen edhe nga njerëzit me aftësi të kufizuara, familjet dhe miqtë e tyre. Muzetë duhet të jenë vende mikpritëse, të ngrohta e gjithëpërfshirëse, të arritshme dhe pozitive për njerëzit me aftësi të kufizuara, për t’i vizituar dhe për të punuar në to. Ndryshimi duhet të fillojë nga ne, për të thyer pengesat vetjake, për të ngritur zërin fort, që të dëgjojë familja, komuniteti dhe shoqëria. Jeta merr kuptim, kur t’i sjell ndryshime të vogla, të cilat zmadhohen dhe që nesër shumëfishohen.
Figurat e prekshme u japin njerëzve me probleme shikimi mundësinë për të vlerësuar dhe kuptuar materialin dhe informacionin, që normalisht nuk është i arritshëm për ta.
Në këtë rrugëtim, një person me shikim normal vepron si udhërrëfyes për një person që është i verbër, ose ka shikim të ulët. Personi i verbër ose me shikim të pjesshëm mban lehtë krahun e udhëzuesit te pjesa e prapme e bërrylit dhe lejon udhërrëfyesin të ecë një gjysmë hapi përpara. Kjo i lejon atij/asaj të ndjejë dhe të ndjekë drejtimin e udhëzuesit. Një vizitor në muze mund të kërkojë një udhërrëfyes të tillë.
Fjalët kyçe:
muze, njerëz me aftësi të kufizuara, institucion publikShkarkimet
References
-
Annual Discussion on the Rights of Persons ëith Disabilities, Human Rights Council, 6 march 2013.
-
Disability, United Nation, Geneva, 2007.
-
Aftësi më të larta dhe punë më të mirë për të gjithë femrat dhe meshkujt, Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi në Shqipëri, 2014- 2020.
-
Colin Barnes, “The Social Model of Disability: Valuable or Irrelevant?”, 2012.
-
Elisabeth Salzhauer Axel, Nina Sobol Levent, Art Beyond Sight: a resource guide to arts, creativity and visual impairment, Art Education for the Blind and American Foundation for the Blind, New York, 2003.
-
Gratë me aftësi të kufizuara në Shqipëri të përfshira apo të harruara?, Fondacioni Shqiptar për të Verbrit.
-
Immanuel Kant, Groundwork of the Metaphysic of Morals, translated by Allen W. Wood, 2008.
-
Paul Abberley, The concept of oppression and the development of social theory of disability, “Disability, Handicap and Society”, 1987, Vol. 2, No. 1. DOI: https://doi.org/10.1080/02674648766780021
-
Politika dhe aftësia e kufizuar, vlerësim i përfshirjes së problematikës së aftësisë së kufizuar në programet politike të partive si dhe qasja e tyre ndaj respektimit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara”, Raport vëzhgimi, mars 2009.
-
Strategjia kombëtare për barazinë gjinore dhe reduktimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, 2011-2015, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Tiranë, 2012.
-
The disabled women’s report of survey results. Washington DC, Disability Rights Education and Defense Fund, 1983.
-
Zbatimi i planit të veprimit të strategjisë kombëtare për personat me aftësi të kufizuara për vitin 2010, Raport monitorimi, Tiranë, 2011.