Vlerësim i librit “Mbishkrime osmane nga Shqipëria dhe Mali i Zi”
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.703Abstrakti
Botimi i korpusit të mbishkrimeve osmane nga Shqipëria dhe Mali i Zi, nga Profesor Mehmet Tutunçu (Tütüncü), përbën një kontribut për studimet shqiptare, veçanërisht për studimin dhe vlerësimin e ndërtimeve të kësaj periudhe jo të shkurtër të historisë sonë. Merita është e tij, e “Qendrës kërkimore për botën turke dhe arabe” (SOTA) në Holandë, por edhe e shqiptarëve që ndihmuan në këtë sipërmarrje jo të lehtë. Korpusi ka 174 ilustrime të 132 mbishkrimeve në monumente e gurë varresh. Ai është menduar në tri pjesë, nga të cilat dy të parat i takojnë Shqipërisë, ndërsa e treta Malit të Zi.
Çdo mbishkrim i përfshirë në korpus paraqitet me një dosje të vetme, e cila jep përshkrimin e vendndodhjes dhe tabelën e identifikimit me numrin në katalog, origjinën, vitin sipas kalendarit hixhri, vitin sipas kalendarit gregorian, emrat e përmendur, materialin, gjendjen aktuale të mbishkrimit, gjuhën e përdorur, bibliografinë, fotografitë, tekstin, përkthimin në anglisht dhe përfundon me komentin. Pra, korpusi është i pajisur me një dosje të plotë shkencore, e cila nuk lë vend për keqinterpretime të materialit të paraqitur.