Zhvillimet energjitike dhe ndikimi i energjisë bërthamore në mjedisin botëror
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.708Abstrakti
Sistemi energjetik është elementi më i rëndësishëm për funksionimin e shoqërive bashkëkohore dhe veçanërisht të sistemit ekonomik. Historia e njerëzimit, që nga lashtësia, është e lidhur ngushtë me zhvillimet teknologjike. Këto zhvillime në vende të ndryshme të botës u pasuan me shumë shpikje teknologjike, inovacione dhe ngjarje shkencore të thella, duke i dhënë shtysa të mëdha zhvillimeve sociale, shoqërisë, jetës dhe kryesisht sektorëve të tekstilit dhe metalurgjisë.
Në këtë mijëvjeçar të ri, zhvillimet teknologjike dhe njerëzimi po ecin në mënyrë paralele dhe të ndërsjellë. Shoqëria dhe individi, për të perceptuar këto ndryshime dhe zbatimet e kësaj teknologjie, duhet të njihen me hapat e zhvillimit teknologjik dhe të pajisen me kulturë shkencore, të cilat janë të lidhura ngushtësisht njëra me tjetrën.
Si formë e caktuar e kulturës apo formë e njohjes, zhvillimi teknologjik vjen si kulturë përmes dy përbërësve kryesorë të tij, atij shpirtëror dhe informues, duke vepruar posaçërisht në faktorët ekonomikë. Si rezultat i katastrofave të ndryshme të ndodhura në botë, si rrjedhim i fatkeqësive natyrore si: tërmetet, cunamet, ciklonet, zjarret, përmbytjet masive nga lumenjtë dhe detet, rrëshqitjet e dherave, ose katastrofat që kanë ardhur nga keqmenaxhimi i impianteve bërthamore, duke shkaktuar aksidente katastrofike, tregojnë rëndësinë e të marrit më shumë në konsideratë të rekomandimeve për zhvillimin e mëtejshëm të mbrojtjes e të sigurisë së të gjitha elementeve të infrastrukturës jetike të një vendi, por në veçanti atë të sektorëve të energjisë dhe telekomunikacionit.
Mësimet e nxjerra nga vendet e tjera të prekura nga këto aksidente, kërkojnë ngritjen dhe ndërtimin e barrierave të shumta në çdo shtet, si domosdoshmëri për të zvogëluar ndikimin dhe pasojat, me qëllim që zhvillimet teknologjike të përdoren në shumë fusha të jetës si: shkencore, inxhinierike, shkencave natyrore, shkencave shoqërore dhe shkencave shëndetësore, të arrijnë në rezultate konkrete praktike.
Fjalët kyçe:
zhvillim energjitik, energji bërthamore, mjedis botëror, zhvillim ekonomikShkarkimet
References
-
LOVINS, N. B., Bazat e energjisë bërthamore dhe shqetësim etik, Miqtë e Tokës, Londër (1974).
-
RUBIN, J. H, Menaxhimi i Mbetjeve Radioaktive (Simpozium Paris), OECD, Paris, 1973.
-
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, Reaktorët e Energjisë në Shtetet Anëtare, IAEA, Vjenë (2016).
-
Akademia Kombëtare e Shkencës, “Efektet mbi popullsinë e ekspozimit ndaj niveleve të ulëta të rrezatimeve jonizuese”, (Raporti BEIR), Washington (1972).
-
MASTERS, G. M, “Hyrje në shkencën dhe teknologjinë e mjedisit”, Wiley, London (1975).
-
OECD / NEA, “Praktikat e Menaxhimit të Mbetjeve Radioaktive në Evropën Perëndimore”, OECD / NEA, Paris (1972).
-
AUSE, H, “Shkatërrimi i mbetjeve radioaktive”, Report to A / OECD, Paris (1972).
-
TOMPLIN, AR, COCHRAN, “Standardet e Rrezatimit nga Grimcat e Ngrohta Energjitike”, Burimet Natyrore Këshilli i Mbrojtjes së Report, Washington (1974).
-
LULE, B, “Energjia Bërthamore nga Centralet dhe Mbrojtja Mjedisit”, Komisioni Mbretëror për Mbrojtjen e Mjedisit nga Ndotjet Bërthamore, Report No 6, Londër (1976).
-
Rabl, Thomas. "Katastrofa bërthamore e Kyshtym 1957 dhe politika e Luftës së Ftohtë". Arcadia (2012), nr. 20, R. Carson Qendra për Mjedisin e Shoqërinë. https://doi.org/10.5282/ rcc/4967.
-
Metodat analitike të mostrave ambientale dhe ushqimore në IFBZ, pas aksidentit të Çernobilit, Buletini i IFBZ, Nr. 3, 1987, f 55-56.
-
Hiroshi N; “Bilancet ekonomiko – financiare të aksidentit Fukushima”, Daiçi, Japoni, 2012, Technical Report, Nuclear Safety Commission & Managemnet and Coordination Dpt.