Konsensusi juridik islam dhe efekti i tij në evitimin e polarizimeve te muslimanët

Autorët

  • Driton Arifi

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.710

Abstrakti

Konsensusi i dijetarëve islamë (el Ixhma’u) dhe pozita e tij në rangun e burimeve argumentuese të normave islame nuk është një temë e re. Ajo, si e tillë, ka zgjuar vëmendjen e shumë prej autorëve klasikë dhe bashkëkohorë dhe ka qenë temë rreth së cilës s’është kursyer aspak ngjyra e penave të tyre, ndaj edhe është shkruar shumë rreth saj. Nga dijetarët e mëhershëm që kanë bërë përpjekje që të përmbledhin të gjitha çështjet rreth të cilave kishte konsensus shkencor islam, ishte dijetari i njohur Ibn Mundhiri, e pas tij Ibn Abd El Berr e të tjerë, të cilët shkruan libra me titullin “El Ixhma’u- konsensusi juridiko-shkencor islam”. Në fokus të shtjellimit tonë, nuk janë as numërimi dhe as përmendja e atyre çështjeve që ka konsensus rreth tyre, ngase një gjë e tillë duhet bërë në literatura më të zgjeruara dhe në punime të tjera shkencore. Ky punim dhe kjo analizë e natyrës kritike, më shumë fokusohet të kristalizojë rolin dhe efektin që do kishte unanimiteti i dijetarëve në shmangien dhe eliminimin e polarizimeve dhe divergjencave konfliktuale të myslimanëve në çdo kohë. Natyrisht, punimet e tilla nuk synojnë që të stërhollojnë diskutimet rreth një tematike aq me vlerë në periudhën aktuale. Për më tepër, një trajtim i tillë ka për synim që të provokojë ndërgjegjen tonë dhe të na bëjë edhe më kërkues e shumë më këmbëngulës, që të sillet në jetë përsëri ai unanimitet dhe konsensus, i cili ka ekzistuar te brezi i parë i dijetarëve të Islamit, andaj edhe si i tillë mund të rikthehet përsëri. Motivi i këtij hulumtimi sa është i natyrës shkencore, po aq përbën edhe një shqetësim për një realitet tonin, e cili, me pajtimin e të gjithëve, lë shumë për të dëshiruar.

Fjalët kyçe:

konsensus juridik islam, polarizim, unitetit mbarëmysliman

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. El Ensarij, Ibn Mendhur, Lisanu El Arab (8/67). Bot. i tretë. Daru Sadir. Bejrut. Bejrut. 1993

  2. Ez Zerkeshij, Bedruddin, El Bahr El Muhiit (6/380). Bot. i parë.

  3. Dar El Ketbij. Aman. 1994

  4. El Xhes sas, Ebu Bekr, El Fusul fi El Usul (3165). Bot. i dytë.

  5. Ministria për Çështjet e Vakëfeve dhe e Çështjeve Fetare e Kuvajtit. Kuvajt. 1994.

  6. El Bagdadij, Ibn Akil, El Vadih Fi El Usul (1343). Bot. i parë. Err Rrisaletu. Bejrut. 1999.

  7. El Xhevzi, Ibn Kajjim, I’lam El Muvekki’in, (2115). Bot. Daru Ibn Xhevzij. Rijad. 2002.

  8. En Nevevij, Sherh Sahih Muslim (7/36). Bot. i dytë. Daru Ihjau Et

  9. Turath El Islamij. Bejrut. 1997.

  10. El-Menavij, Fejdul Kadir. (6396). El Mektebetu Et Tixharijetu El Kubra. Egjipt. 1989.

  11. El Xhessas, Ebu Bekr, El Ixhma’u (fq. 17-18). Bot i parë. Daru El Munteh’ab. Bejrut. 1993

Botuar

2021-11-06

Si të citoni

Arifi , Driton. 2021. “Konsensusi Juridik Islam Dhe Efekti I Tij Në Evitimin E Polarizimeve Te muslimanët”. Univers 22 (22):69-80. https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.710.

Numri

Seksioni

Studime