Menaxhimi dhe masat mbrojtëse për lagunat e bregdetit Adriatik në kuadrin e ndryshimeve klimatike

Autorët

  • Dr. Mirela Tase
  • Dr. Manjola Xhaferri

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.712

Abstrakti

Bregdeti i Adriatikut karakterizohet nga prania e një larmie të madhe sistemi lagunor, i cili si rezultat i ndryshimeve klimatike kërkon një studim të plotë për mbrojtjen dhe menaxhimin e tyre.

 Qëllimi i studimit është të identifikojë vlerat e këtij kompleksi ligatinor që ndodhet në vijën bregdetare, duke u identifikuar si një rajon sa më i ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike. Ky punim bazohet në studimet, dhe analizat e kryera gjatë dekadave të fundit, të cilat kanë përfshirë specialistë të fushave të gjeomorfologjisë, gjeografisë, urbanistë, që po ngrenë zërin për ruajtjen me çdo kusht të këtyre ekosistemeve. Prandaj, mendojmë se me anë të këtij studimi mund të sugjerojmë gjetjen e zgjidhjeve, jo vetëm gjeografët por edhe gjeologët, demografët që merren me studimi i mundësimit të hapësirës dhe ndërgjegjësimi i organeve të pushtetit vendor dhe qendrore për mbrojtjen dhe ruajtjen e këtyre pasurive gjenden natyrore përgjatë bregut të Adriatikut.

Në dekadat e fundit shumica e ekosistemeve lagunore dhe atyre bregdetare kanë përjetuar presion të madh antropogjen, i shoqëruar me lëvizjet e mëdha migratore të popullsisë nga brendësia e vendit në zonat bregdetare. Këtë fenomen e përjetoi në mënyrë dramatike vendi ynë pas shembjes së sistemit komunist dhe hemorragjia e kësaj lëvizjeje ka sjellë pasoja mjaft të rënda për zonat bregdetare, të cilat kanë rënë pre e veprimeve të pandërgjegjshme të njerëzve, duke sjellë prishjen e ekuilibrit natyror të këtyre ekosistemeve lagunore.

Fjalët kyçe:

Bregdeti Adriatik, ndryshime klimatike, laguna, masa mbrojtëse

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Ada. G. Friedman, Lagoons, Biology, management and environmental impact, Nova Science publication.

  2. Berxholi.A., Environmental problems in Narta. Lagoon and its surrounding territory, Geographical Studies, Tiranë, 2003.

  3. Garner H.A., The origine of Landscapes, 1974.

  4. Gouide A., The human impact on natural environment, Great Britain, 1994.

  5. Michael J. Kennish, Hans W. Pearl, Coastal Lagoons Critical Habitats of Environmental Change, Marine Science, CRC Press, 2010. DOI: https://doi.org/10.1201/EBK1420088304

  6. Miho A., Rating son nutritional status of the Albanian coastal wetlands, National Symposium: “Geomorphology, the environment and coastal tourism in Albania, 1999.

  7. Tase. M., Disertacion 2014.

Botuar

2021-11-06

Si të citoni

Tase , Dr. Mirela, and Dr. Manjola Xhaferri. 2021. “Menaxhimi Dhe Masat mbrojtëse për Lagunat E Bregdetit Adriatik Në Kuadrin E Ndryshimeve Klimatike”. Univers 22 (22):94-101. https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.712.

Numri

Seksioni

Studime