SFIDA E GJUHËS SHQIPE DHE TEKSTET SHKOLLORE SHUMË GJUHËSH
Abstrakt
Qëllimi kryesor i këtij kërkimi është të identifikojë problematikat që lidhen me tekstet shkollore shumëgjuhëshe dhe të trajtojë sfidën e gjuhës shqipe në ndërtimin e mendimit kritik gjatë tranzicionit post-ideologjik, si dhe pasurimin dhe gjallërimin e saj në këtë proces. Premisa bazë e kërkimit është se “sistemi i mendimit dhe sistemi i gjuhës funksionojnë si pjesë të pandara dhe komplementare të qenies njerëzore”. Në epokën e sotme, misioni i gjuhës është të mundësojë kuptimin e mendimit kritik, niveli më i lartë i të cilit përfaqësohet nga “mendimi filozofik”. Komunikimi gjuhësor dhe ndërkomunikimi janë procese të ndërlikuara që mbështeten në zhvillimin e aftësive gjuhësore dhe përdorimin e gjuhës si mjet për të shprehur dhe argumentuar mendime me qartësi dhe thellësi. Në çerekun e parë të shekullit XXI, fusha e edukimit është zgjeruar me dije të reja që përfshijnë transitologjinë e gjuhës dhe të mendimit, psikolinguistikën, neurolinguistikën, pedagogjinë e komunikimit ndërkulturor dhe të të folurit gjuhësor. Ky kërkim mbështetet në metodën holistike dhe në analizën e faktorëve objektivë dhe subjektivë që kanë ndikuar në krizën e mendimit pas rënies së sistemit totalitar. Baza teorike e studimit është filozofia e integrimit, mendimi kritik reflektiv, dhe ndërthurja e së vërtetave klasike: fetare, filozofike dhe shkencore. Kërkimi zhvillohet në kontekstin e edukimit parauniversitar, me fokus në tekstet shqipe dhe angleze, të ndërtuara sipas standardeve të kurrikulës europiane.
Formatet e Disponueshme
Downloads
Referencat
- Anson, C. M. (2021). After the big bang: The expanding universe of ëriting studies. In Higher education (pp. 5–26). Peter Lang.
- Bazerman, C. (2011). The disciplined interdisciplinarity of writing studies. Research in the Teaching of English, 46(1), 8–21
- Bush, R. A. (2021). Designing the mind: The principles of psychitecture. Amazon LLC.
- Copi, J. M., Cohen, C., & McMahon, K. (2016). Introduction to logic (14th ed.). Routledge.
- Cummins, J. (2001). Bilingual children’s mother tongue: Why is it important for education? Sprogforum, 19(2), 15–20. University of Toronto.
- Duro, A. (2009). Termi dhe fjala në gjuhën shqipe. Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë.
- Jones, A. F., & Wang, L. (2011). Spectacular creatures: The Amazon rainforest (2nd ed.). San José: Costa Rica Publisher.
- Kahneman, D. (2013). Thinking, fast and slow. Farrar, Straus and Giroux.
- Mitchell, J. A., Thomson, M., & Coyne, R. P. (2017). A guide to citation. London, England.
- Naim, A. B. (2008). A farewell to entropy: Statistical thermodynamics based on information. World Scientific Publishing.
- Nathanaili, V. (2016). Rruga e mundimshme e shkollës shqip: Çështje, politika & veprimtari në fushën e arsimit, 1912–1944. UET Press.
- Parliamentary Assembly. (2006). The place of mother tongue in school education. Report of the Committee on Culture, Science and Education.
- Pingel, F. (2013). History education and post-conflict reconciliation. Routledge.
- Stroinska, M. (2002). Language and totalitarian regimes. Economic Affairs, 22(2), 18–23.
- Sahu, S., & Co. (2021). Evolution of philosophy from Greek to postmodern: A debate. International Journal of All Research Education and Scientific Methods, 7(7A). https://doi.org/10.22271/allresearch.2021.v7.i7a.8722
- Eco, U. (2005). Në kërkim të gjuhës së përkryer në kulturën evropiane [La ricerca della lingua perfetta nella cultura europea]. Tiranë: Dituria.
