Përtej mitit për Normalen, vlera që i shërbejnë së tashmes
Shkolla Normale e Elbasanit është ndër ato institucione arsimore (gjithsesi jo të shumta), themelimi i së cilës u shoqërua njëherazi edhe me lindjen e mitit për të. Ndodhte ky asosacion fatlum, sepse ajo u konsiderua që në lindje si përmbushje e një dëshire që kishte dhjetëra vite që përvijohej e, p…