Artikuj

Vetura që nuk fituam

Nganjëherë perëndesha e fatit me sy të mbyllur mund të krijojë edhe probleme të mëdha morale

Ishte koha e vigjiljes së Luftës së Dytë Botërore. Në qytezën e shtetit të New Yorkut ku banonim, ishim e vetmja familje që nuk kishte veturë. Isha adoleshent konformist, e për mua të ishe "pa veturë" nënkuptonte t'i përkisje shtresës më të fundit të shoqërisë.
Kur dilnim për të blerë gjërat e nevojshme, përdornim një karrocë të vogël me dy rrota të tërhequr nga një kalë rrangall e i vogël, të cilit ime më ia kishte ngjitur emrin Barkis, si të personazhit të David Copperfield-it. Kockëdaluri Barkis ishte një fyeqe për shikimin. Çdo trokitje e thundrave të tij të shtrembëra i tregonte botës për varfërinë tonë.

PDF

Downloads

Download data is not yet available.