Artikuj

Mbi estetiken e poezise se Camajt

Martin Camaj eshte, pa me te voglin dyshim, perfaqesuesi me i shquar i letersise jo-zyrtare shqiptare, zhvilluar gjate pesedhjetvjeteve te fundit brenda dhe jashte Shqipërie. Ai eshte unus unicum posaçerisht në poezi, te cilen e ka lavruar me më të
lartën ndergjegje estetike. Kur flitet per tri fazat estetike te krijimtarise se Camajt, duhet theksuar se kufinjte e tyre shenohen më së pari prej librash poetikë. I nisur prej nje tradite thjesht vendëse ne Beograd e Prishtine, poezia e Camajt do njohe frymezimet e para formale në Romë prej mesuesit dhe mjeshtrit te madh te poezise hermetike, Giuseppe Ungaretit. Duke tentuar te mbese nje poet origjinal, fazen e tij te tretë, atë të Mynihut, ai e nderton pergjate nje kaperthimi te fuqishem ekstremesh: kultures primitive vendase
me atë elitare evropiane.

PDF

Downloads

Download data is not yet available.