Pak fjalë për veprën "Leksiku historik I gjuhës shqipe”, vëllimi I, të Prof. Kolë Ashtës
Abstrakti
Para pak kohësh doli në qarkullim vëllimi i parë i veprës së prof.dr. Kolë Ashtës, "Leksiku historik i gjuhës shqipe", botim i Sektorit Shkencor të Albanologjisë pranë Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkodër. Dalja e këtij vëllimi shënon hapin e parë në publikimin e
veprës jetësore të këtij dijetari të shquar. Kolë Ashta i përket atij brezi të diturish që për më tepër se një gjysmë shekulli punoi me këmbëngulje dhe me një vullnet të çuditshëm, ashtu në heshtje, pa bujë e pa lavdi, por që bëri aq shumë për kulturën shqiptare, dhe do të mbesë nderi për brezat që do të vijnë.