Agron Mesi në ekspozitën e tij personale

Autorët

  • Adrian Paci

Abstrakti

Më në fund një ekspozitë serioze në Shkodër. Agron Mesi sfidon baltën e plehun që rrethon kudo nga jashtë të ashtuquajturën
Pinakotekë të Artit, shfrytëzon mirë gjithë atë që i ofron hapësia e brëndshme e sallave të saj dhe na dhuron një ekspozitë të plotë, të kulturuar e plot sentiment. Themi një ekspozitë të plotë, pasi kjo është një cilësi jo pak e rëndësishme për një ekspozitë personale e që në rastin e ekspozitës së A. Mesit është tepër evidente. Agron Mesi nuk paraqet me ekspozitën e vet veç disa momente frymëzimi; ai ekspozon një bindje të mbartur gjatë në kohë e të eksperimentuar bollshëm mbi letra e telajo. Kjo bindje ushqen jo një e dy punime, por shtrihet sa gjerë gjatë mbi të gjithë ekspozitën me një koherencë të admirueshme duke u plotësuar e pasuruar pak nga pak në secilën faqe muri e më tej në secilën vepër.

Fjalët kyçe:

Alb

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-22

Si të citoni

Paci, A. (2023). Agron Mesi në ekspozitën e tij personale. Phoenix, 1(2), 111–112. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/865

Numri

Seksioni

Editorial