Krist Maloki
Abstrakt
Prof. Dr. Phil. Dr. Jus Krist Maloki u lind në Prizrend të Shqipërisë Verilindore më 1900. Mësimet fillore i mbaroi në vendlindje, pranë shkollës së Kishës Katolike të Prizrendit. Në moshën 12 vjeçare, me bursë shtetërore, dërgohet në Austri për studime. Atje kreu shkollën e mesme dhe universitetin. Më pas është doktoruar në vitin 1929 në filozofi dhe në vitin 1934 në shkencat juridike. Qe profesor i rregullt i Akademisë Tregtare të qytetit të Graz-it edhe profesor pranë Universitetit të Graz-it për letërsinë shqipe dhe ballkanike. Vdiq në vitin 1972, në Graz-Austri. Ka qenë një ndër personalitetet kryesore të diasporës shqiptare, bashkëpunëtor i rregullt i “Hyllit të Dritës’> Shkodër, gazetës uDielli” Boston, “Shejzat" Romë, etj. Ishte një personalitet i përgatitur me njohuri të thella në të gjitha fushat mbi të cilat fliste: Ekonomi, Letërsi, Kritikë, Filozofi dhe Shqiptarizëm. Artikujt e botuar në këtë numër janë marrë nga dorëshkrimet origjinale të autorit, nën përkujdesjen e Magjistër Albert Ramaj, Universiteti i Graz-it - Austri