Leter e disa personaliteteve shqiptare drejtuar Perandorit të Austro-Hungarisë Franzc Jozef I, në prag të Pavarësisë Shqiptare
Abstrakt
Madhnisë të Tii Franz Josefit I Përandorit e Mbretit të Austro-Magjarisë në Vienë Madhnië
Shum të vështira e të rrezikshme jan këto dit per ne Shqyptarët e per nanën t'on Shqypninë qi të katër shtetet e Ballkanve po rrain me e perpië a me e coptue. Na me sa fuqië kena mundohena edhe Përendisë i lutena qi Mbretnia jon të muisi këta anmiq e të na prui prej sish. Por per fat të keq gjasat nuk po na duken fort të mira, e po shohim se shum vende të katër vilajeteve të Shqypnisë, Kosovë, Manastir, Shkodër e Janinë gjinden nden kambë të hueja. Per këtë shkak po marrim lejen m'u sjellë kah Madhnia Jote si
Përandorit të nji Përandorisë të madhe, qi asht ma e afermia e jon e ka piesë në Ballkan me Bosnie-Herzegovinë, e me Ju lutun qi në çeshtjet të Ballkanasve të merret para syshë edhe Shqypnia në mënyrë qi kufit e sajë mos të bërkiten e mos të shtyhen prej kurkui e qi Shqypnia kështu e pa bërkame e e pa voglueme të ketë nji Autonomië të plotë nden Mbreteninë Otomane.