Religjion dhe letërsi
Thomas Stearns Eliot (1888 - 1965)
Abstrakti
Kjo që do të them këtu është një mbështetje e fuqishme për deklaratat që vijojnë: Kritika letrare do të mund të plotësohej edhe më mirë po të shihej nga një pikëvështrim përfundimtar etik dhe teologjik. Kjo kritikë ka mundësi të jetë substantive, sepse deri tani në çdo epokë ka ekzistuar një shije e tillë e zakonshme, lind nevoja që lexuesit kristianë t'i shqyrtojnë leximet e tyre, veçanërisht të veprave të imagjinatës, sipas standardeve të përcaktuara etike dhe teologjike. "Madhësia" e letërsisë nuk mund të kushtëzohet vetëm nga standardet letrare.