“Frymëzimi kristian në politikë”
(Njeriu dhe shoqëria)
Abstrakti
Kështu titullohet libri i Monsinjor Giordano Frosini-t, i përkthyer nga Arben Kraja. I shërben Shqipërisë demokratike njohja e ideve të këtij libri, veçanërisht politikanëve të saj. Theksimi i parë në këtë libër: politika është shkencë dhe art. Për këtë, para politikanit shtrohet kërkesa të jetë teoricien, por edhe njeri me shije e nuhatje që nuk fitohen vetëm me libra. Më konkretisht: "Politika është veprimi i shumëfishtë dhe i larmishëm ekonomik, shoqëror, legjislativ, administrativ e kulturor që ka për qëllim të nxisë organikisht dhe në mënyrë institucionale të mirën e përgjithshme" (Papa Gjon Pali II). Pra e mira e përgjithshme është elementi thelbësor i politikës. Kërkimi i saj është destinacioni i politikanit.