Fjala e Ministrit të Kulturës znj. Mirela Kumbaro në përurimin e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me gjethe”
Abstract
“E shkuara nuk ka vdekur, madje ajo as ka kaluar.” Më erdhi e m’u përplas në fytyrë kjo fjali e Faulkner-it kur në korrikun e 2014 kapërcyem për të parën herë atë prag, bashkë me Elisabetta Terragnin dhe Bashkim Shehun. Elisabetta mbase s’kuptonte gjë, por ajo ndjeu si ndryshoi fytyra ime dhe si u trondit ajo e Bashkim Shehut, kur hynim nga zyra në zyrë dhe preknim objektet, letrat, regjistrat, kur hapëm hartat origjinale që tregonin me laps blu dhe të kuq – nga ato që ne përdornim në shkollë fillore, - se ku kalonin kabllot e përgjimit në qytet, ku ishin vendosur kamerat, kur pamë se si na përgjonin, se si njeriu që kisha kryqëzuar në rrugë dikur, nuk ishte dhe aq i rastësishëm, se si më pushtonte frika kur kaloja në këtë trotuar dhe - kur filluam madje të besonim dhe legjendat që vetë pushteti i censurës përhapte për të bërë qëllimin më të fortë se mjetin,- ndërroja trotuar se besoja që po më përgjonin mendimet.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2026-06-27
How to Cite
Kumbaro, M. (2026). Fjala e Ministrit të Kulturës znj. Mirela Kumbaro në përurimin e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me gjethe”. Dritëhije, (1), 8–11. Retrieved from https://albanica.al/dritehije/article/view/3859
Issue
Section
Artikuj
