Stasi dhe përvoja gjermane për hapjen e dosjeve
Abstract
Debati për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit përbën ndoshta një nga çështjet që ka ngacmuar dhe intriguar më tepër publikun shqiptar në këto 28 vitet e fundit. Tashmë, në vendet e tjera të ish-Bllokut Lindor, dosjet e shërbimeve sekrete janë hapur. Modeli më i përsosur për hapjen dhe aplikimin e këtij procesi është ai i ndjekur në Republikën Federale Gjermane, ku me ligj është rregulluar regjistrimi, hapja, administrimi dhe përdorimi i dokumenteve të Ministrisë së Sigurimit të Shtetit dhe organizatave para- dhe pasardhëse të saj në ish-Republikës Demokratike Gjermane. Në arkivin e institucionit të Komisionerit Federal për dosjet e STASIt ruhen dokumentet arkivore të sekuestruara në vitin 1990 në Ministrinë e Sigurimit të Shtetit të RDGJ. Duke u bazuar në ligjin e hapjes së dosjeve të STASI-t dhe rregulloreve të bazuara në këtë ligj, ky institucion u mundëson shikimin e dosjeve gjithë të interesuarve, qofshin ata persona privatë apo institucione.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2026-06-27
How to Cite
Kasmi, M. (2026). Stasi dhe përvoja gjermane për hapjen e dosjeve. Dritëhije, (1), 56–65. Retrieved from https://albanica.al/dritehije/article/view/3864
Issue
Section
Artikuj
