Rreth revistës
Revista “OPTIME” është organ shkencor i Albanian University, konceptuar dhe realizuar si tribunë e mendimit akademik për tema e probleme të teorisë dhe të praktikës së mësimdhënies, si hapësirë e domosdoshme për publikimin e punimeve studimore shkencore, drejtuar e realizuar nga organizmat akademike. Revista “Optime” është e hapur dhe mirëpret bashkëpunimin e studiuesve dhe kërkuesve shkencorë nga institucionet e arsimit të lartë publike dhe private brenda e jashtë Shqipërisë. Në nismën e saj, revista “Optime” del një herë në 6 muaj me problematikë e tematikë shumëplanëshe në përshtatje me strukturat akademike të Albanian University. Komisioni për Kërkimin Shkencor dhe Botimet e revistës “Optime” përbëhet nga titullarë të fushave të ndryshme, profesorë, doktorë shkencash, kërkues shkencorë edhe nga bota akademike ndërkombëtare. Kryeredaktor i revistës “Optime” është Akademik Emeritus Prof. Dr. Anesti Kondili