Articles

Muzikantet

Kafja hapet gjithmonë në orën gjashtë fiks. Ora e murit troket gjashtë herë kur akrepi i madh ende s'ka shkue te dymbëdhjeta.
Tingujt e saj mbushin lokalin dhe vibrojnë gjatë në të gjitha skutat e tij. Mandej askush s'e ndigjon ma orën e lokalit. Kur mbushet
me klientë, kafja pushtohet prej të folunave njerzore dhe unë s'e ndigjoj ma gongun e saj melodioz. Na jemi një orkestër e vogël. Vendin e kemi në ballë, djathtas, kur hyn. Pak hapa prej nesh fillojnë avolinat. Kur bajmë pushimet rrallëherë na qëllon të ulemi në to. Prandej zakonisht pushimet e lajmërojmë në karrigat tona të orkestrës.

PDF (Shqip)

Downloads

Download data is not yet available.