Artikuj

Kriza e epërme e qytetit të veriut

Kaosi i përgjithshëm në të cilin vazhdon të gjendet Shqipnia asht, ndër të tjera, tregues autentik i papërgjegjshmënisë absolute
të klasës politike shqiptare, për fatet nacional-demokratike të vendit dhe i gjendjes reale të formimit të ndërgjegjes patriotike
dhe qytetare të shtresave të caktueme të shoqnisë sonë. Kriza që po kalojmë, e cila duhet me u konsiderue krejtësisht e shmangshme, në fakt ka kompromentue randë ardhmëninë dhe imazhin e Shqipnisë në botën e qytetnueme. "Kriza e fajdeve" përbante vetëm momentin e epërm të nji tranzicioni të vështirë nga nji shoqni mikste mesjetaro-komuniste, drejt erës kapitaliste. Kjo krizë sherbeu vetëm si katalizator i kontradiktave dhe disniveleve absurde të shoqnisë shqiptare postkomuniste. Ndër këto
plagë të varuna dhe të destinueme me u kapërcye në këtë tranzicion shqiptar të këtij fundmijëvjeçari, ishte edhe ajo dukuri, që
në Evropën perëndimore ka ndodhun në kapërcyellin nga Mesjeta në epokën moderne: shpërthimi i natyrshëm demografik postmesjetar.

PDF

Downloads

Download data is not yet available.