Njeriu në botëkuptimin teologjiko - filozofik
Abstrakt
Mendja jonë mat qiellin, gjykon lindjen e yjeve, përfshin tokën, shikon largësinë e hënës nga dielli dhe planetët e tjerë. Njeriut i mundësohet njohja e veçorive të pakufishme, me të cilat disponojnë bimët, shtazët ujore dhe tokësore. Atë e drejton, e udhëheq mendja e aftë që gjykon për shumë ngjarje të ardhshme. Njeriu hulumton të gjitha zejet, përpunon metalet, por kurrsesi s'mund ta zgjasë jetën e tij, s'mund ta kuptojë misterin e lindjes dhe të vdekjes së tij. Njeriu është pika ku përputhet bota shpirtërore me atë
materiale, qielli me tokën. Prejardhja e njeriut paraqet një vështirësi të madhe për studim dhe deri sot mbetet "temë tabu". Shtrohet pyetja: A rrjedh nga një trung i përbashkët shtazarak (monofiletizëm), apo prej shumë sosh (polifiletizëm)? Nëse origjina e tij është prej një trungu të përbashkët, shtrohet pyetja: A mos vallë zhvillimi qenka rrjedhim i njëkohshëm në shumë drejtime (poligenizëm),
apo, nëpërmjet një çifti të vetëm, lind mbarë gjinia njerëzore (monogennizëm)? Teologjia, më qartë se çdo shkencë tjetër, flet mbi
prejardhjen e njeriut.