Editorial

Drejt vitit 2000

Mendime të nobelistëve

Duke shikuar gjëndjen e botës mund të kuptojmë nëse Zoti ka pasur një plan të përcaktuar. Vetëm në këtë shekull kemi jetuar dy luftëra botërore dhe shumë konflikte të tjera. Për 19 shekuj pas Krishtit, skllavëria ka ushtruar pushtetin e saj mes njerëzve, të cilët mbanin bindjen se njerëzit janë krijuar sipas përfytyrimit të Zotit. Njerëzve të panumërt u është dashur të durojnë vuajtje të pabesueshme për shkak të shtypjeve çnjerëzore e shfrytëzimit: aparteidi di në Afrikë është vetëm një shembull. Njerëzit janë linçuar dhe janë varur për shkak të ngjyrës së lëkurës; janë torturuar dhe vrarë si viktima të regjimeve diktatoriale dhe raciste.
Miliona njerëz kanë vuajtur nga spazmat e urisë, ndërsa shuma të turpshme parash janë derdhur më kot në garën e armatimeve.
Kemi parë tmerrin e Hiroshimës e të Nagasakit, kampet e vdekjes së Kamboxhias. Do të mjaftonin këto kujtime për të ndaluar
inkurajimin e tyre në të ardhmen.

PDF

Downloads

Download data is not yet available.