Beteja e Llapashticës (24-27 dhjetor 1998) - Versioni i memoareve të luftëtarëve të zonës operative të Llapit

Autorët

  • Skender Zhitia

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.v47i47.3702

Abstrakti

Kujtimet e luftëtarëve ndër luftëra, iu kanë shërbyer studiuesve të fushave të ndryshme, përfshirë edhe studiuesit e historisë. Gjatë luftës së viteve 1998-1999, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) zhvilloi luftime e operacione që karakterizohen me jehonën dhe peshën e tyre në opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Një ndër betejat më të njohura është ajo e Llapashticës, e zhvilluar më 24-27 dhjetor 1998 ndërmjet forcave të UÇK-së dhe forcave ushtarako-policore serbe. UÇK-ja në këtë betejë, pos që u përballë me forca të shumta serbe, si ato ushtarako-policore dhe paraushtarake u përballë edhe me të ftohtit me ngrica të larta.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Intervistë me Rrustem Mustafën, Komandant i ZOLL-it, Kadri Kastratin, Zëvendëskomandant i ZOLL-it, Nuredin Ibishin, Shef i Shtabit të ZOLL-it, Idriz Shabanin, Komandant i Brigadës 152 “Shaban Shala”, mars-prill 2022.

  2. Intervistë me Muhamet Latifin, Komandant i Mbrojtjes Civile në ZOLL, mars-prill 2022.

  3. Intervistë me Nuredin Ibishin, shkurt 2022.

  4. Intervistë me Kadri Kastratin, janar 2022.

  5. Intervistë me Nuredin Ibishin dhe Idriz Shabanin, mars-prill 2022.

  6. Intervistë me Muhamet Latifin, mars 2022.

  7.  World Socialist Web Site-WSWS, “The Holbrooke-Milosevic agrement on Kosovo”, qasur më 3 qershor 2022. Marrëveshja midis të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Richard Holbrooke dhe kryetarit serb Sllobodan Millosheviq, është arritur më 13 tetor 1998 në Beograd. Për më shumë shih: https://www.wsws.org › articles › 1998/10 › koso-o20

  8. Intervistë me Rrustem Mustafën, mars 2022.

  9. Intervistë me Nuredin Ibishin dhe Idriz Shabani, mars-prill 2022.

  10. Intervistë me Rrustem Mustafën, mars 2022.

  11. Intervistë me Bashkim Qerimin, shkurt 2022.

  12. Intervistë me Naser Hysenin, Ajet Poterën, Ismajl Revuçin, Bashkim Qerimin, Zeqir Berishën, Fatmir Sfishtën dhe Refik Jasharin, mars-prill 2022.

  13. N. Elezaj & J. Ademaj, “Armiku, me tërë arsenalin luftarak, u zmbraps në pikën e parë kontrolluese të UÇK-së”, Kosova Sot, Prishtinë, e mërkurë, 23 dhjetor 1998, f. 5.

  14. Intervistë me Naser Hysenin, mars 2022.

  15. Kosova Sot, “Kurrsesi të qetësohet situata”, Prishtinë, e mërkurë, 23 dhjetor 1998, f. 6.

  16. Intervistë me Rrustem Mustafën, Kadri Kastratin, Ismajl Revuçin, Ajet Poterën, Refik Jasharin dhe Xhevdet Fejzullahun, prill-maj 2022; Koha Ditore, “Luftime të rrepta në fshatrat në perëndim të Podujevës”, Prishtinë, e premte, 25.12.1998, f. 2. Në këtë artikull, ndër të tjerash raportohej: “Fshatrat Obrançë, Llapashticë, Kunushec, Buricë e fshatra tjera në anën e djathtë të rrugës Podujevë-Prishtinë, janë goditur me artileri të rëndë nga forcat serbe. Në sulm kanë marrë pjesë tanke e autoblinda ushtarake, autoblinda policore e tjera”. Fshati Llapashticë e Poshtme kufizohet me qytetin e Podujevës dhe ndodhet në jugperëndim të saj. Ky fshat ka një distancë prej 3-4km nga qendra e qytetit të Podujevës. Fshati Obrançë shtrihet 1-3km në pjesën perëndimore të qytetit të Podujevës. Fshati Gllamnik shtrihet rreth 5km në jugperëndim të qytetit të Podujevës. Fshati Kunushec shtrihet 7km në pjesën jugore të Podujevës. Për më shumë shih: Jusuf Osmani, Krimet e Serbisë në Kosovë, 1998-1999, Libri 2, Prishtinë: Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, 2010, f. 99, 102, 95, 97.

  17. Intervistë me Rrustem Mustafën, Kadri Kastratin, Nuredin Ibishin dhe Idriz Shabanin, mars-prill 2022.

  18. Intervistë me Rrustem Mustafën, mars 2022.

  19. Christophe Chatelot “Les forces serbes interviennent violemment dans le nord du Kosovo”, Le Mond, Paris, e shtunë, 26 dhjetor 1998; Paul Welch, “Raports on Friday`s fighting”, British Broadcasting Corporation (BBC) News, London, e shtunë 26 dhjetor 1998; Koha Ditore, “Clark: “Armata serbe e ka thyer premtimin e saj””, Prishtinë, e hënë, 28 dhjetor 1998, 3; Nazmi Elezi, “Intervistë me zëvendëskomandantin e Zonës Operative të Llapit-komandant “Daja”, Kosova Sot, Prishtinë, e enjte, 31 dhjetor 1998, f. 14; Intervista me Kadri Kastratin, Nuredin Ibishin dhe Idriz Shabanin, mars-prill 2022.

  20. Sipas Kadri Kastratit: “Forcat e armikut gjatë kësaj ofensive kanë përdorur armatime të kalibrave të ndryshëm dhe makineri të blinduar, si: tanket “T 55”, “T 72”, transportierë “BVP - 80”, “OTM- 60”, “Pragat” - dygrykëshet të kalibrit 30 mm (të ndaluara me konventa ndërkombëtare), minahedhësit 120, 82 dhe 60 mm, transportierët e tipit “BOV”, si dhe teknikë tjetër të modifikuar, mitralozat 12.7 mm, 7.62 mm, si dhe topat 120 mm. Përveç teknikës luftarake të përmendur, armiku përdori edhe mjetet e elektroteknikës (radio- pengesat, radio-llokatorët) dhe mjete tjera për përgjimin dhe bllokimin e radiolidhjeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Më gjerësisht: Intervistë me Kadri Kastratin, mars 2022.

  21. Intervistë me Rrustem Mustafën, Idriz Shabanin, Ajet Poterën, Bashkim Qerimin, Refik Jasharin, Fatmir Sfishtën, Sadat Cakiqin dhe Kadri Bllacën, mars 2022.

  22. Sipas stafit komandues të ZOLL-it: “Forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë kësaj ofensive kanë përdorur armatime të lehta këmbësorie të kalibrave të ndryshëm, si: mitraloz 12. 7, mitraloz M53 sharc, mitraloz M72mm, mitraloz 100 Kinez, mitraloz PKT 7. 62mm, pushkëmitraloz – 100, pushkëmitraloz – 84 pushkë M – 48, pushkë gjysmë automatike, pushkë automatike hekler, pushkë snajperike 7. 9mm dhe 12.5, pushkë automatike kallashnikov model AK-74, pushkë 20-she, pushkë M-43, pushkë gjuetie, raketahedhës i dorës M-80 “Zola”, mortaja dore antiblind 150 dhe 500-she, mina antitanke, minahedhës 60, 82 dhe 120mm, top pa dridhje 76 mm, OSA mortaja krahu 90mm, pushkë angleze, vinçesterë, tomson amerikan, të ashtuquajturat nitroglicerina, minat antitank MTK, bomba dore, mina artizanale, revole, thika etj”. Më gjerësisht: Intervistë me Nuredin Ibishin, Idriz Shabanin, Ajet Poterën, Ismajl Revuçin dhe Naser Hysenin, prill 2022.

  23. Intervistë me Bashkim Qerimin, Behram Havollin, Xhevat Shaqirin, Sadat Cakiqin dhe Kadri Bllacën, mars-prill 2022.

  24. Sipas Kadri Kastratit, Nuredin Ibishit, Idriz Shabanit, Ismajl Revuçit, Ajet Poterës, Refik Jasharit, Fatmir Sfishtës, Xhevdet Fejzullahut dhe Sadat Cakiqit: “Në “Tabe” të Llapashticës ishte i vendosur njësiti i Brigadës 152 “Shaban Shala”, “Ulpiana 39” me komandant Bedri Ahmetin, kurse në krahun e majtë apo në anën jugore të “Tabeve” ishin njësitet tjera të Brigadës 152 “Shaban Shala”. Në fshatin Llapashticë e Poshtme, te lagjja “Murataj” ishte njësiti “Ulpiana 42” me komandant Bashkim Qerimin. Në fshatin Gllamnik, te lagjja “Kërtokët” ishte njësiti “Ulpiana 40” me komandant Rifat Malokun. Te çezma ishte njësiti “Ulpiana 41” me komandant Avdullah Hazirin. Te mëhalla e Lahajve ishte njësiti “Ulpiana 52” me komandant Islam Halitin dhe në fshatin Kunushec te varret ishte njësiti “Ulpiana 48” me komandant Zeqir Berishën. Në krahun e djathtë apo verior, ishin të vendosura njësitet e Brigadës 151 “Zahir Pajaziti”. Në fshatin Obrançë, te lagjja “Duriqët” ishte njësiti “Ulpiana 36” me komandant Isa Dergutin, ndërsa tek udhëkryqi (te shkolla) ishte njësiti “Ulpiana 35” me komandant Refik Shalën. Në fshatin Peran, te varrezat ishte njësiti “Ulpiana 34” me komandant Sevdaim Ramadanin. Në prapavijë të tyre qëndronin njësitet pranë Shtabit të ZOLL-it, si: Njësiti Special “Komando” i komanduar nga Sabit Neziri, Policia Ushtarake e komanduar nga Nazif Mehmeti dhe Njësiti “Dardania 109” i komanduar nga Muharrem Ismajli”. Më gjerësisht: intervistë me Kadri Kastratin, Nuredin Ibishin, Idriz Shabanin, Ismajl Revuçin, Ajet Poterën, Refik Jasharin, Fatmir Sfishtën, Xhevdet Fejzullahun dhe Sadat Cakiqi, mars-prill 2022.

  25. Sipas Nuredin Ibishit, Idriz Shabanit, Sadat Cakiqit, Kadri Bllacës: “Në drejtimin verior të fushëbetejës, fshati Obrançë (lagjet “Kastratët”, “Sllatinët” dhe “Duriqët”) - “Tabet” e Llapashticës së Poshtme, forcat serbe të cilat ishin të vendosura në fabrikën e tullave (tjegullorja), në orët e hershme të mëngjesit filluan sulmin drejt pozicioneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Forcat serbe ishin të pajisura me artileri të rëndë (tanke e autoblinda)”. Më gjerësisht: intervistë me Nuredin Ibishit, Idriz Shabanit, Sadat Cakiqit, Kadri Bllaca, mars-prill 2022.

  26. Intervistë me Sadat Cakiqin, Kadri Bllacën dhe Refik Jasharin, prill 2022.

  27. Intervistë me Sadat Cakiqin dhe Kadri Bllacën, prill 2022.

  28. Intervistë me Sadat Cakiqin, prill 2022.

  29. Intervistë me Sadat Cakiqin, prill 2022.

  30. Intervistë me Refik Jasharin, mars 2022.

  31. Haqif Mulliqi, “Si u zhvillua beteja e Qafës së Kaçandollit dhe ajo e funddhjetorit në Llapashticë?”, Kombi, Prishtinë, 23 shkurt 2000, f. 50-53; Intervistë me Behram Havollin, Naim Miftarin, Bedri Hakiqin, Sami Cakiqin, Eset Sylën dhe Xhevat Shaqirin, mars 2022.

  32. Behram Havolli, Naim Miftari, Bedri Hakiqi, Sami Cakiqi dhe Xhevat Shaqiri, intervistë dhënë autorit, mars 2022.

  33. Behram Havolli, intervistë dhënë autorit, mars 2022.

  34. Intervistë me Ajet Poterën, Zeqir Sadikun dhe Fatmir Shabanin, prill-maj 2022.

  35. Intervistë me Zeqir Sadikun, Rrahim Berishën, Fatmir Shabanin dhe Ilir Latifin, mars-prill 2022.

  36. Intervistë me Rrahim Berishën, mars 2022.

  37. Intervistë me Rifat Malokun, Shpetim Beselicën, Hasim Blakqorin dhe Lulzim Restelicën, qershor 2022.

  38. Intervistë me Sabri Hamitin dhe Hasim Blakqorin, prill-qershor 2022.

  39. Haqif Mulliqi, “Si u zhvillua beteja e Qafës së Kaçandollit dhe ajo e funddhjetorit në Llapashticë?”, Kombi, Prishtinë, 23 shkurt 2000, f. 52; Intervistë me Kadri Kastratin, mars 2022.

  40. Sipas Ajet Poterës, Idriz Shabanit dhe Rifat Malokut: “Këto njësi në fushëbetejë komandoheshin nga komandanti i Batalionit të parë Ajet Potera (“Ulpiana 39”, “Ulpiana 42”, “Ulpiana 40”, “Ulpiana 41”), Njësiti Special “Ulpiana 52” i Brigadës 152 “Shaban Shala” i komanduar nga Mensur Hoti dhe Mbrojtja Civile e komanduar nga Ali Potera”. Më gjerësisht: Intervistë me Ajet Poterën, Idriz Shabanin, Rifat Malokun, mars-prill 2022

  41. Pas rënies së Isa Dergutit, Refik Jashari emërohet komandant i Njësitit “Ulpiana 36”.

  42. Sipas Refik Jasharit dhe Sadat Cakiqit: “Në drejtimin (krahun) e veriut (lagjja “Sllatinët” e fshatit Obrançë), ishin të pozicionuara njësitet e Brigadës 151 (“Ulpiana 36” dhe “Ulpiana 35”), që në fushëbetejë komandoheshin nga zëvendëskomandanti i Brigadës 151 “Zahir Pajaziti” Arif Muqolli, Njësiti Special i Brigadës 151, “Ulpiana 30” i komanduar nga Fatmir Sfishta, njësiti “Ulpiana 36” i komanduar nga Refik Jashari dhe pjesëtarë të Policisë Ushtarake të Zonës”. Më gjerësisht: Intervistë me Refik Jasharin dhe Sadat Cakiqin, mars-prill 2022.

  43. Intervistë me Sejdi Ramën, prill 2022.

  44. Kosova Sot, “Palët kërcënojnë dhe akuzojnë njëra-tjetrën”, Prishtinë, e shtunë, 26.12.1998, f. 3.

  45. Koha Ditore, “Forcat serbe sulmuan fshatin Obrançë”, Prishtinë, e hënë, 27 dhjetor 1998, f. 1-2.

  46. Intervistë me Ajet Poterën, prill 2022.

  47. Koha Ditore, “Z. Uoker nga UÇK-ja kërkoi të përmbahet nga sulmet”, Prishtinë, e diel, 27 dhjetor 1998, f. 3.

  48. Koha Ditore, “Forcat serbe sulmuan sërish Llapashticën dhe Obrançën”, Prishtinë, e hënë 28 dhjetor 1998, f. 1-2.

  49. Fatmir Sfishta, intervistë dhënë autorit, prill 2022.

  50. Koha Ditore, “UÇK-ja e gatshme për luftime të reja”, Prishtinë, 30 dhjetor 1998, f. 2.

  51. Sipas Nuredin Ibishit, Idriz Shabanit, Ajet Poterës, Rifat Malokut dhe Hasim Blakqorit: “Më 24 dhjetor 1998, nga Brigada 151 “Zahir Pajaziti” ranë dëshmorë Skënder Zejnullahu, Miftar Zejnullahu, Lulzim Jashari, Remzi Demolli dhe Jetullah Kastrati, ndërsa nga Brigada 152 “Shaban Shala” ranë dëshmorë luftëtarët Isa Havolli, Avni Selmani, Fatmir Selmani dhe Bajram Murati. Gjatë luftimeve janë plagosur ushtarët Avdyl Cakiqi dhe Naim Selmani, si dhe janë lënduar disa të tjerë”. Më gjerësisht: Intervistë me Nuredin Ibishin, Idriz Shabanin, Ajet Poterën, Rifat Malokun dhe Hasim Blakqorin, mars-qershor 2022; Sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Buletini, Tetor-dhjetor, 1998, Viti VIII, nr. 9, 35, më 24 dhjetor 1998 në fshatin Gllamnik vriten Hetem Zeqir Selmani (25.06.1951), Salih Zeqir Selmani (25.06.1951), Mirsad Hakif Abdullahu (01.03.1981) dhe Behxhet Ramiz Maqani (28.03.1967) nga fshati Gllamnik. Në fshatin Llapashticë e Ulët vritet Ajvaz Rrahim Potera (17.04.1951). Në Podujevë vriten Albana Safet Hajdari (30.03.1993) dhe Shefkije Sheqir Salihu (15.08.1958). Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit dhe të internuarit të luftës së UÇK-së, Hetem Zeqir Selmani (25.06.1951) dhe Salih Zeqir Selmani (25.06.1951), janë shpallur dëshmorë të UÇK-së në ZOLL.

  52. Intervistë me Kadri Kastratin, mars 2022.

  53. Kosova Sot, “Llapi në erë të barutit”, Prishtinë, e diele, 27 dhjetor 1998, f. 3.

Downloads

Botuar

2024-01-19

Si të citoni

Zhitia, S. (2024). Beteja e Llapashticës (24-27 dhjetor 1998) - Versioni i memoareve të luftëtarëve të zonës operative të Llapit. Kosova, 47(47), 171–190. https://doi.org/10.62609/ks.v47i47.3702

Numri

Seksioni

Artikuj