Dea Dardanicae - Ikonografia, simbolet dhe funksionet
Abstract
Perëndesha Dardane, e paraqitur si Dea Dardanicae në tri monumente të periudhës romake, është një hyjneshë që del me funksione të llojshme dhe ofron mundësi për përcjelljen e zhvillimit të kulteve dhe të besimit dardan në faza të ndryshme kohore. Monumentet e përkushtuara Perëndeshës Dardane duken me një ikonografi të pasur dhe shumësi të simboleve, për ta arritur kulmin me trajtim të labirintit, si shprehje teogjenike, kçzmologjike dhe filozofike. Kështu, monumentet dëshmojnë rëndësinë e Perëndeshës dhe, njëkohësisht, shtrojnë nevojën për një studim më të hollësishëm të monumenteve të cilat i janë përkushtuar asaj. Po ashtu, përmes studimit të tyre ofrohet mundësia për një rinjohje më të përafërt, ndonëse jo të plotë në këtë fazë të hulumtimeve, të zhvillimit të kulteve dhe të besimit dardan dhe nivelit të krijuar të një sistemi religjioz dardan, gjë që mëtohet të fillohet me këtë punim.