Kontributi i popullsisë së Himarës në lëvizjen kombëtare shqiptare të periudhës së Rilindjes
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi26.5711Abstract
Gjatë shek. XIX dhe në fillim të shek. XX popullsia e krahinës së Himarës, krahas asaj të viseve të tjera të Shqipërisë, mon pjesë aktive në procesin e përbashkët të lëvizjes politike e kulturore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, duke dhënë kështu kontributin e vet të çmuar në luftën e shqiptarëve për çlirimin kombëtar dhe për formimin e një shteti të pavarur me të gjitha territoret e tij etnike.
