Revista “Drita e Lirisë” dhe kontributi i saj në ilegalen shqiptare

Autorët

  • Sabile Basha

Abstract

Shtypi shqiptar zë fill që nga mesi i shekullit XIX, si domosdoshmëri e kërkesave të lëvizjes çlirimtare e veçmas me hovin e Rilindjes Kombëtare. Siç dihet, organet e para informative nuk mund të botoheshin në Shqipëri. Ato dolën në fillim me përpjekjet e atdhetarëve arbëreshë në Itali e Greqi. Sipas disa të dhënave, gazeta e parë në gjuhën shqipe u botua më 1848 dhe doli me emrin “Shqiptari i Italisë” (“L’albanese dTtalia”), në Napoli të Italisë nga arbëreshi i njohur i Rilindjes sonë Kombëtare Jeronim De Rada. Kjo gazetë është e një rëndësie të veçantë jo vetëm nga aspekti i zhumalistikës dhe i publicistikës, por edhe për një veprimtari më të gjerë të shqiptarëve në lëmin politik, letrar dhe kulturor. Më 1860 doli gazeta “Pellazgu”, më 1879 u botua gazeta “Zëri i Shqipërisë” (“I foni tis Alvanias”) dhe më 1883 revista “Fiamuri i Arbërif’.1 2 Organi i parë që ishte tërësisht në gjuhën shqipe ishte gazeta “Drita” që u botua më 1884 dhe më vonë ndryshoi emrin e u pagzua “Dituria”." Gazetën e nxorën veprimtarët shqiptarë që vepronin në Shoqërinë e Stambollit.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-11-16

How to Cite

Basha, Sabile. 2024. “Revista ‘Drita E Lirisë’ Dhe Kontributi I Saj Në Ilegalen Shqiptare”. Kosova, no. 26 (November). Prishtinë, Kosovë:255-78. https://albanica.al/revista_kosova/article/view/5719.

Numër

Section

Artikuj