Proklamata e atdhetarit Adem Selimi-Gllavica (tetor 1945) tronditi pushtetin e brishtë komunist

Autorët

  • Sulltane Ukaj

Abstrakti

Ngjaijet e rëndësishme kombëtare, varësisht nga rrethanat e kohës, u përfolën në mënyra të ndryshme nga historianë e publicistë. Në këto kushte, pa dyshim nuk ka qenë lehtë që shumë atdhetarëve dhe ngjaijeve historike t’u jepet vendi meritor në historinë tonë kombëtare dhe të mos i mbulojë pluhuri i harresës. Këto personalitete e ngjaije historike nuk ishin të harruara në kujtesën e popullit shqiptar i cili në çfarëdo rrethane diti t’i ruajë kujtimet për burrat që nderuan njedhat historike. Mosqasja me kohë e ndriçimit të ngjaijeve historike dhe bartësve të tyre në mënyrë shkencore ka krijuar hapësirë që në opinion të këtë mendime e vlerësime të ndryshme. Kësaj duhet shtuar edhe mungesën e dokumentacionit arkival përkatës për ndriçimin e ngjaijeve të caktuara historike që për një kohë të gjatë ishin nën embargon e sistemit komunist. Gjatë hulumtimeve tona në Arkivin e Kosovës, në kutinë e fondit Gjyqi i Qarkut Prishtinë 66/47, hasëm në një material arkival që kishte të bënte me aktivitetin e rezistencës kombëtare në vitet e para të pasluftës për bashkimin e tokave shqiptare, siç quhej në dokument “Organizatës Balliste”. Materiali titullohej ’’Proklamata Balliste” e hartuar nga Adem SelimiGllavica.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2024-11-16

Si të citoni

Ukaj, Sulltane. 2024. “Proklamata E Atdhetarit Adem Selimi-Gllavica (tetor 1945) Tronditi Pushtetin E Brishtë Komunist”. Kosova, no. 26 (November). Prishtinë, Kosovë:279-93. https://albanica.al/revista_kosova/article/view/5720.

Numri

Seksioni

Artikuj