Katër dokumente mbi principatat e Rashës e të Arbanonitit I

Autorët

  • Skënder Gashi

Abstract

Një pjesë e madhe e historisë së popullit shqiptar, sidomos porse e asaj pjese që gjallonte e që vazhdon të jetojë edhe sot në hapësirën etnolinguistike të tij në Veriun e Shqipërisë dhe në Kosovë është e pandashme nga historiku i kryqëzatave të kishës së Perëndimit kundër shkizmës ortodokse që kësaj popullate i imponohej nga kisha dhe nga shteti serb në ekspansion i Rashës, përkatësisht përpjekjet e Kishës së Romës për ta restauruar në këtë hapësirë ritin katolik. Kjo periudhë ka një rëndësi të veçantë sidomos për zbardhjen e çështjes nëse shqiptarët, në rend të parë ata që nuk kishin arritur të ishin politikisht pjesë përbërëse të Arbanonit anzhuin, përkatësisht të Principatës së Arbërit, e praktikonin në shek. 13-14 ritin katolik apo atë ortodoks të krishterimit. Kjo ka lidhje me çështjen pothuaj të shtruar për diskutim nëse pjesa më e madhe e popullatës shqiptare të hapësirës së sotme të Kosovës, të Maqedonisë Perëndimore e të Luginës së Preshevës do ta ketë përqafuar besimin islam duke hequr dorë nga riti katolik apo nga ai ortodoks i krishterimit.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-11-16

How to Cite

Gashi, Skënder. 2024. “Katër Dokumente Mbi Principatat E Rashës E Të Arbanonitit I”. Kosova, no. 26 (November). Prishtinë, Kosovë:325-48. https://albanica.al/revista_kosova/article/view/5723.

Numër

Section

Artikuj