Ç’shkruante gazeta “Journal ded debates” e datës 30 prill 1879 mbi arritjen e delegacionit Shqiptar në Paris
Abstract
Dy udhëheqësit e spikatur të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në muajt prill-qershor të vitit 1879, Abdyl Frashëri dhe Mehmet Ali Vrioni, vizituan disa kryeqytete të Evropës, siç ishin Berlini, Parisi, Vjena dhe Roma. Ata u drejtuan, në emër të popullit shqiptar një përkujtesë qeverive të Fuqive të Mëdha, në të cilën vinin në dukje kërkesat për një zgjidhje të drejtë të çështjes shqiptare. Qarqet publike greke kishin filluar një fushatë të madhe në shtypin evropian për të siguruar përkrahjen e diplomacisë së shteteve të mëdha në lidhje me kërkesat greke. Propaganda greke përpiqej t’i paraqiste shqiptarët si barbarë, të paaftë për një jetë shtetërore të pavarur dhe të kulturuar. Për këto arsye patriotët shqiptarë e panë të nevojshme t’i paraqisnin pikëpamjet shqiptare në takime të drejtpërdrejta me diplomatët e Fuqive të Mëdha në Paris, e sidomos ato të Francës e cila kishte luajtur rolin kryesor në mbrojtjen e kërkesave të Greqisë.