Procesverbali i marrjes në pyetje të Ukë Sadik Ramès nga Gjurgjeviku
Abstract
Quhem Ukë Sadiku, i lindur në Gjurgjevikun e Madh në vitin 1903 nga babai Sadiku dhe nëna Fadilja. Deri në kapitullimin e Jugosllavisë së vjetër kam jetuar në Shqipëri, e mandej jam kthyer në Jugosllavi. Jam i martuar me gruan Fatime Shaban Aliu nga fshati Mrasor. Jam baba i 7 fëmijëve. Ushtrinë nuk e kam kryer. Shkollën fïllore e kam kryer në Shkodër. Gjuhë të huaja nuk di. Në kohën e okupacionit, kur kanë ardhur italianët, jam emëruar kryetar i komunës së Dollcit në rrethin e Rahovecit. Pas një kohe kam ikur në mal pasi e kisha vrarë një italian. Pas kapitullimit të Italisë, kur kanë ardhur gjermanët, jam emëruar nënprefekt i rrethit të Rahovecit. Në këtë detyrë kam qenë deri në çlirimin e vendit.