Prof. dr. Ramiz Abdyli: “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në burimet angleze”, Libri I, Instituti i Historisë-Prishtinë, 2004, 357 f.
Abstract
Gjatë viti 2004 Instituti i Historisë përkundër kushteve të vështira në të cilat po punon, shënoi një rekord në fushën e botimeve, të cilat për nga natyra janë dy llojesh: monografi dhe vëllime me dokumente. Deri në fund të vitit kanë dalë nga shtypi edhe disa botime monografike e përmbledhje dokumentesh, përfshirë edhe librin e sipërpërmendur të prof. dr. Ramiz Abdylit.