“Shotë Galica - Heroine e Kombit”, botoi Instituti i Historisë i Prishtinës, 2003
Abstract
“Shotë Galica - Heroinë e Kombit” titullohet libri i botuar nga Instituti i Historisë në Prishtinë më 2003. Libri ka 19 punime shkencore të sistemuara në 267 faqe. Ky botim është edhe një dëshmi se ky Institut po bën një punë serioze dhe të shkëlqyer në ndriçimin e figurave historike të cilat dhanë kontribut të çmuar në favor të çështjes kombëtare. Në vitin 1997 Instituti organizoi sesionin shkencor “Shotë Galica - Heroinë e Kombit”, kushtuar 70-vjetorit të vdekjes së Shotë Galicës. Në sesion qenë paraqitur me kumtesat e tyre 19 studiues nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët kanë ofruar mjaft të dhëna me interes dhe me vlera të çmuara historike për Shotë Galicën, duke filluar që nga fëmijëria e saj, rinia, pastaj kontaktet e para të saj me Azemin, të dhëna për Shotën si bashkëshorte dhe bashkëluftetare e Azem Galicës. Po ashtu të një rëndësie të veçantë janë edhe të dhënat për raportet e heroinës me bashkëluftëtarët e saj, me Komitetin Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, me Zonën Neutrale të Junikut etj.