Zyhdi Dervishi: “Vullnetarizmi shumëfunksional i shoqërisë”, Shtëpia Botuese “Albpaper”, Tiranë 2004. 292 f
Abstract
Dr. Zyhdi Dervishi është tashmë një studiues i njohur i problemeve sociale, politike e historike, jo vetëm në rrethet shkencore, por edhe në publikun e gjerë. Një numër monografish të botuara vitet e fundit e dëshmojnë këtë. Botimet e shumta e kanë pozicionuar tashmë autorin në rolin e një intelektuali aktiv, me kontribute në evidentimin dhe në analizën e fenomeneve të shoqërisë shqiptare në tranzicion, në këndvështrime e përqasje interesante, përmes vëzhgimit dhe studimit të aspekteve pozitive të traditës dhe të së sotmes.