Marenglen Verli: “Kosova në fokusin e historisë”, vëllimi I, “BOTIMIMPEX”, Tiranë, 2002,408 f.
Abstract
Studiuesi i historisë së Kosovës dhe i trojeve të tjera shqiptare të copëtuara në vitin 1913, prof. dr. Marenglen Verli, botoi librin “Kosova në fokusin e historisë”, vëllimi I. Autori ka përfshirë në vëllim artikuj studimorë, analiza dhe dokumente sipas kronologjisë historike dhe problemeve përkatëse. Tipar i veçantë i veprës është botimi i një numri të madh artikujsh të përkthyer në gjuhët anglisht dhe frëngjisht. Gjithashtu të bie në sy shoqërimi i librit me cikle fotografish e hartash, me 228 ilustrime gjithsej, të cilat harmonizohen mirë me lëndën e dhënë.